advertisement
Fillimi | Opinione | Ligjeratë për “hoxhën” Lam-llam - Arben Zeqiri
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Ligjeratë për “hoxhën” Lam-llam - Arben Zeqiri

Ligjeratë për “hoxhën” Lam-llam - Arben Zeqiri

Bëj nijet të shkruaj për atë që na ka urdhëruar Zoti, për rrugën që na shtroi Ai (islamin), për robërit që Zoti na i dërgoi për të na drejtuar, si Arbën Xhaferi, ndërsa lus t’mi falë mëkatet që po përmend emrin e mikut të Iblisit

Kisha dëgjuar se hoxhallarët kanë qenë në fokusin e shërbimeve antishqiptare, duke filluar nga KGB-ja ruse, UDB-ja jugosllave e deri te shërbimet e sotme, por s’kisha besuar. Më thanë se nuk kishin arritur t’i bindin të gjithë, por një numër të vogël të hoxhallarëve që të mbajnë ligjërata antikombëtare dhe kur ata kishin dështuar në misionin e tyre, ose dekonspiroheshin, atyre shërbimet ju jepnin dokumente dhe i nxirrnin jashtë vendit për dy arsye: o t’i rehabilitojnë dhe t’i kthejnë përsëri, o tua lëshojnë pas mërgimtarëve.

Dhe në këtë po bindem sa herë që po lexoj shkrimet e disa të pashpirtëve. Po, të pashpirt duhet të jenë njerëzit që punojnë për ato shërbime dhe gjithashtu të pashpirt duhet të jenë njerëzit që luten për vdekjen e një robi të Zotit në çastet kur ai lufton për jetë. Edhe më i pashpirt duhet të jetë ai që tenton të ofendojë, nënçmojë dhe njollos jetën e një njeriu qoftë ai vetëm një qytetarë i thjeshtë apo edhe figurë publike (para Zotit dhe para vdekjes jemi të barabartë dhe vetëm Zoti na vlerëson), kur është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe lufton për jetë.

Ndoshta dikush do të më pyes si atë holandezin e islamizuar se a kam frikë se mund të ndiqem ose edhe “rrezikohem” që po shkruaj kështu, por edhe unë do të përgjigjem njëjtë si ai besimtarë: demaskimi i albanofobëve në traditën time fetare dhe kombëtare është i lejuar, ndërsa në gjashtë atdhetë e mi (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë, Malësi të Madhe dhe Çamëri), atij albanofobit që po vjell zehër mbi intelektualët dhe patriotët shqiptarë i është ndaluar çdo lloj veprimtarie.

Thotë “mendoj islamikisht”, por harron se në kulturën islame “istat” dhe “kishtat” nuk bëjnë pjesë, përkundrazi janë pjellë e shërbimeve anti islame dhe anti shqiptare si “islamist”, “irredentist”, “terrorist”…etj. Në fakt, nuk jam i sigurt nëse ka harruar apo e ka nga përvoja e deritanishme me ato shërbime. Po përmend kuaziborgjezët, një ëndrër që kurrë nuk ju realizua. Pa e pyetur tregon vetë se jeton butë dhe rehat në Londër, ndërsa shitet patriot se në atdhe ka hëngër mëngjes, drekë dhe darkë me bukë e kos. Edhe unë dhe shumë të tjerë si ky “hoxhë” me bateri vazhdojmë të hamë bukë e kos, por asgjë s’po na detyron të braktisim atdheun dhe të jetojmë butë e rehat nëpër metropolet e Evropës.

Edhe për ne Atdheu ka siguruar një copë bukë, madje për disa që janë angazhuar pak më shumë edhe se unë, Atdheu ka siguruar edhe diç më tepër. Ka punuar, shkruar dhe nuk qenka ndalur duke i bërë këta dy punë “në emër të atdheut” dhe kur nuk ka pranuar të nënshtrohet para njerëzve që kanë qenë lajkatarë të mësimeve hyjnore. Nuk është nënshkruar, por që në moshë të re shpejtë qenka lodhur dhe ka braktisur edhe Atdheun edhe “hoxhllëkun”, sepse është lodhur nga buka e kosi dhe nga shkrimet që sot e kësaj dite nuk e dimë kush ia porositi apo fundja edhe kush ia shkroi.

Merr guximin të shkruajë për tre emra që i quan VIP dhe i lutet zotit që në këto ditë të Ramazanit të mos mallkohet nga njerëzit e racës së tij. I garantoj këtij njeriu që nga njerëzit e racës së tij nuk do të mallkohet, sepse kurrë s’të mallkojnë ata të cilëve ju shërben, por nëse i shkon mendja të shqiptarët dhe besimtarët le ta dijë se mallkimin e ka të sigurt. Nuk po ia përmend emrin, sepse pikërisht në muajin e Ramazanit thuhet që Iblisi dhe shinët e pa fe rrinë lidhur dhe është e ndaluar t’i përmendësh, andaj mundohem që sa më pak të bëj një mëkat të tillë (vetëm sa për të kuptuar lexuesit kujt i shkruaj). Po shkruan për mallkimin si kategori fetare dhe jep shembuj kur mallkojnë “islamistët” ose “të islamizuarit”.

Unë personalisht jam i gatshëm që t’i jap edhe zemrën ambasadorit Hill, nëse atij i duhet që të vazhdojë t’ju ndihmojë shqiptarëve, por këtë “hoxhë” e pyes së ku merr të drejtë të ngatërrojë mallkimin në islam me një besimtarë të krishterë që gjoja i paska mallkuar tre figura shqiptare me të cilët ai ka arritur të plotësojë misionin e tij.

Madje, informatat për mallkimin që u paska bërë Surroit, Bukoshit dhe Xhaferit ambasadori Hill, ky hoxhë i paska marrë nga Abdurahman Haliti dhe njerëz të tjerë përreth tij (gënjeshtari për ta bërë gënjeshtrën më bindëse i fut në lojë edhe të tjerët). Po na mban ligjërata fetare dhe kombëtare, duke na transmetuar njerëz të cilët sot po dalin se i paskan shërbyer një sistemi antishqiptarë dhe antimusliman. Jo ata që i përmend ai, po shokët e tyre të ngushtë dhe shokët e ngushtë të Lamallarit jo më shumë se para një jave na rezultuan si më antishqiptarë.

“Hoxha” u mundua të na shpjegojë emocionet kur ka dalë prej xhamie dhe ka marr peshqesh të vogël pas lutjeve që ka bërë dhe thotë se nuk e ka qëllimin aty. E shohim sa nuk e paska qëllim, saqë edhe pas aq vitesh ende i paska mbetur plagë në zemër pse s’ka marrë më shumë dhe prandaj qenka detyruar të shkojë në Londër, sepse këtu paska qenë i kënaqur me atë që fiton. He he he heeeee në Londër paska shkuar të hajë bukë e kos.

“Hoxha” i shan ata që janë në opozitë në momente të caktuara dhe na i lavdëron pushtetarët, çfarë koincidencë. Jo, jo, s’paska asnjë interes ky njeri që 3 muaj para zgjedhjeve kthehet në Atdhe dhe ik përsëri i turpëruar me 20-30 votat e tij. Shkruan për teori konspiracioni në vitet 1997.

E paska informuar Haliti se Xhaferi i ka kërkuar Gligorovit që të godet Gostivarin (sa i rëndësishëm që paska qenë ky hoxha atëbotë. Merreni me mend, edhe Haliti i paska ndenjur gatitu).

“Profeti” ynë Llam - llami paska paralajmëruar Pranverën shqiptare në Shkup? Hoxhë me baterij, nga ata që thonin se kush se din turqishten do të hyjë në xhehnem.

Dhe fare në fund, Lamallari na tregoka se paska kodosh më të mëdhenj se këta që kanë dalë sot. E di që nuk është anëtarë i komisionit për lustrim, e as agjent i CIA-s, por nuk e di nëse është agjent i shërbimeve sllave që po trillon kaq shumë. Për fund, dua vetëm t’i sugjeroj që përpara se të përmend emrin e Arben Xhaferit, fillimisht të merr abdes. Nuk duhet ta ngatërrojë legjitimitetin e tij dhe partisë që më gjatë se kushdoqoftë tjetër ka mbijetuar në skenën politike shqiptare në Maqedoni, me legjitimitetin e tij personal.

Nëse jo më shumë, Xhaferi qoftë si deputet, qoftë si kryetar i PDSH-së ka siguruar në vazhdimësi mandate deputeti. E nëse ty, o “hoxhë” rrenci të duket kjo e lehtë dhe e vogël, na trego pse t’i për 5 herë radhazi bashkë me shokët e tu që vini 3 muaj para çdo cikli zgjedhor nuk arrini të fitoni as një këshilltarë komunal.

E sa për istikafin, që nuk ka dallim nga lustrimi që po ndodh sot, më vjen keq për gjërat që po ai  i sheh për jetën dhe veprimtarinë e tij vetpëlqyese, por unë s’mund t’i ndihmoj. E ka kapur mallkimi i Zotit dhe i besimtarëve, prandaj ai shqetësohet aq shumë. Unë për dallim nga “hoxhallarët” (pse a ke qenë ndonjëherë hoxhë) e llojit të Lamallari mund vetëm të lutem që Zoti t’ia lehtësojë dhimbjet intelektualit dhe ideologut Arbën Xhaferi, t’i zgjatë jetën, ndërsa nuk do të bëj të njëjtin gabim që në këto ditë agjërimi të mallkoj dikë, po qoftë edhe njerëzit që keqpërdorin emrin e Zotit për përfitime të dështuara politike. Nuk do ta bëj këtë gabim, por vetëm sa për t’i treguar se si duhet sillet një musliman (e le më një hoxhë), do t’i lutem Zotit që këtij robi t’ia hap sytë, ta udhëzojë në rrugë të mbarë dhe ta largojë na rrugët e Iblisit.

(Përgjigje ndaj shkrimit të Musa Lamallarit, "Kush i ka mallkuar Veton Surroin, Bujar Bukoshin dhe Arben Xhaferin?")

 

 

 

Vlerëso tekstin
2.15

Subscribe to comments feed Komente (17 publikuar):

bashkeatdhetari nga SHBA në 10/08/2012 17:12:24
avatar
Artikull qe prek ne palce te personalitetit te Lamallarit.Ky njeri deri ne drek uren vehten e mandej uren tere boten.Ne cdo shkrim te tij dikush eshte i keq vetem ai i mire.Vetem ato qe ne jete deshtojne mund te jene me karakter te ketille por ky nuk e ka shokun.Te posedosh aftesine(nese e posedon)se autori ka dyshim ne kete duhet ta perdorish per gjana pozitive e vecanrisht kur ore e cas e permend emrin e te Madhit Allah dhe Profetit Muhamed-paqa qofte mbi te e jo gjana negative qe percajne dhe dobesojne kauzen tone kombetare.Ndoshta nji dite edhe emri i ketij do te dale ne listen e kodosheve te angazhuar nga sllavomaqedonasit kundra popullit qe per fat te keq na e kemi veti te shitemi te armiku shume lehte dhe ne te shumten e rasteve edhe vullnetar per te spiunu njeri tjetrin.Besoj se i Madhi Zot keto njerez do ti denoje me Fer(xhehenem)-Amin.
Thumbs Up Thumbs Down
-6
KJO ESHTE PER MUSA LLAMALLARI në 10/08/2012 17:45:25
avatar
ZOTI SKA SI TI NDIHMOJE MUSA LLAMALLARIT

MUSA LLAMALLARI LE TE MENDOJE MIRE, PARA SE ME VIZITUE TETOVEN APO SHKUPIN !

NUK DO MUND TI NDIHMOJE AS BARDHYL MAHMUTI !
Thumbs Up Thumbs Down
0
tung në 10/08/2012 18:33:33
avatar
xhng skam kurgjo kundra kerkuj po as qe e njof llamallarin apo kush do koft e kisha rekomandu shkruesin e ktij artiklli qe mos ta perzije qumshtin me gjak dhe flliqsiren me te pastren kur te permendish fjal te zotit ta levizish vendin dhe mos hin llugave ne tema qka nuk ki lidhje se mos ma ban arben xhaferij jezu krisht per ty se aj prift nuk ka tboj me islam po as nuk duet emri me ju perzi aty ku se ka vendin kaq zotni me te vertet rizikon qka i ofendon hoxhallart flas jasht llamallarit se edhe aj si xhaferi ni prodhim o i keqi e shan te keqin po ti zotni mos haro se fjala hoxh o mision i madh tung ishalla zoti te udhezon se aj osht i vetmi po si mos te udhezohesh ishalla te shkatron ket dua pejgamberi e ka bo
Thumbs Up Thumbs Down
4
Observatori në 10/08/2012 20:14:29
avatar
Për fat të keq, ne shqiptarët jemi njerëz me memorie të shkurtë! Autori paska vjellë vrer mbi një veprimtar të cilin do të kualifikoj si Xhaferin, pra Llamallari ka vepruar dhe vepron njëjtë si Xhaferi, cili është më shqiptarë shtrohet pyetja?

Xhaferi u zgjodh 5 herë deputet falë sistemit zgjedhor, ngase gjithnjë kandidohej në Tetovë! Nuk ia dëgjuam asnjë fjalim për këto 5 mandate në parlament, por rrogën e deputetit sllavët i jepnin! Arsyeja e dytë pse ai dhe disa tjerë ende "zgjidhen" është edhe "trimëria" e partizanëve partiak të cilët pa fije turpi mbushin kutitë e votimit dhe legjitimojnë zgjedhjet sllavo-maqedonase për t'u bërë shërbëtorë të tyre, kur që mbi 65% e popullatës i bojkotoi dy ciklet e fundit zgjedhor! A nuk janë këto fakte?

Nuk dua t'i dal në mbrojtje askujt, por faktet flasin se tërë kohën është dashur "dikush patjetër" të bëhet shërbëtorë i sllavit për të mundësuar ekzistencën e këtij shteti i cili deri në palcë na ka shkatërruar si komb, na ka nënçmuar si është më keq duke luajtur me emocionet tona sa herë që i është tekur! Kontribut për këtë shkatërrim pa dyshim se ka dhënë edhe Arbër Xhaferi.

Dikur pdsh, ndërsa sot bdi edhe një gomar të kandidonin për deputet ai do të zgjidhej sepse mbushja e kutive do t'ia mundësonin atë.
Thumbs Up Thumbs Down
6
marinc në 10/08/2012 21:21:54
avatar
( MOS MA PREK KUKULLEN )Nga shkrimi i Musa Lamallarit arita te mesoi dy fakte vdekjepruese per tre personat ne fjale pamvarsishte formatit te artikullshkruesit.Kurse nga reagimi i Arben Zeqirit nuk arita te mesoi as nje fakte apo deshmi bindese per te kunderten .Nga ky shkrim reagim kaq i shpejte arita te kuptoi konstruktin femirore te zotriut ne fjale.Kur femijet dashurohen ne ndonje kukell ata fillojne te bashkejetojne me kukullen sikur te ishte e gjalle.Ajo qe me se shumti i ben nervoz dhe i shtyne femijet te reagojne keq edhe te bertasin dhe te qajne eshte momenti kur dikush ua preke kukullen,( MOS MA PREK KUKULLEN ).Arben XHaferi ne skenen politike shqiptare ka qen dhe mbetet vetem nje kukull per ti joshur femijet,ndersa per te riturit ka qen i vdekur qe ne fillim te karieres se tij politike.Ne skenen politike shqiptare ka aritur te mbijeton vetem me ndihmen e UDBs pamvarsishte jetgjatsise se tij.
Thumbs Up Thumbs Down
6
Tirona në 10/08/2012 22:19:50
avatar
Oh ju harrofte emri Arben Xhaferrit, kufarit te Kishes Katolike qe kerkon te katolicizoje shqiptaret e Maqedonise. Te lumte Musa! Maqedonia ka nevoje per patriote si ty!
Thumbs Up Thumbs Down
9
tim shkupi në 11/08/2012 01:01:01
avatar
I nderuar kodosh Arben, ty nuk meriton une me te shkruar artikull. Nje here te kam pare, te pruni Beqir Sinani ne nje ndeje, i pata thene... ky i paska syte e kodoshit...

Ti je shume xhahil, ke riprodhim ne trurin tend nje idhull te rrejshem, qe e ka emrin Arben Xhaferi... njejte edhe Petrit Menaj i dilte zot Ali Ahmetit ne vitin 2005, por sot shetitet neper shoket e mi duke kerkuar ndihme...

Je tregu pak "azgane", por e ke shume gabim... un i frikesohem Zotit dhe dijes... Kurse kjo nuk me provokon mua te behem "azgane" si ti, kur te kerkoj voten shqiptare, skam nevoje te behem kodoshe, ose te kerkoj ndihmen e shkavellave, as tu ua kalli shtepite shqiptareve, dal haptazi, dhe jam shume i lumtur, po qe se do ti kem vetem 10 vet, por me iman, e jo kodosh si ti...

Shyqyr Zotit qe rinia shqiptare nuk jane si ti, dhe nuk do te jene kurre...

Kurse perdorja e emrit lam-llam, tregon punen tende si kodosh, ke kujdes se lamallar ka me bollik, mund te dalish neser me thene se ke pas pun me musaun dhe jo me krejt lamallart... lamallart ta thajn peshtymen fyt... kurse ti mua nuk mundesh mem pa ne sy me shume se 10 sekode... ngase e kam ne emer te zotit me i hjek putat, e ti me ju dal ne mbrotje... nuk ke nivelin tim ti, ik pastrohu..., kerko falje ne shpellen Kehf... A e di ti cka eshte shpella Kehf?

pse ti nuk di te shkruajsh, je i painformuar, nuk kam problem un, kurse pse je kodosh, kam paralajmeruar qe na duhen edhe 18 vjet me u pastruar prej tyre...
Thumbs Up Thumbs Down
15
Genti në 11/08/2012 01:33:42
avatar
Arben Xhaferri kerkon qe ti krishterizoje shqiptaret. Po per sa kohe qe te kete ende shqiptare ne faqe te dheut ai, dhe zagaret e tij nuk do ja arrijne kete. Ne librin Enver Rrobelli, "Arbën Xhaferi rrëfen Në Tetovë, në kërkim të kuptimit", me parathënie të Veton Surroit, botoi Koha, Prishtinë, 2011, fq. 37- 38. ku ky pusht shan Tetoven dhe tetovaret ky qen e shan Islamin dhe lavderon Krishterimin. Lexoni o xhahile e ngopuni!

http://mendimipress.com/index.php?option=com_k2&view=item&id=175:arb%C3%ABn-xhaferi-zotin-mund-t%C3%AB-kuptojm%C3%AB-vet%C3%ABm-n%C3%ABpermjet-krishterizmit&Itemid=73

Thumbs Up Thumbs Down
18
Sani në 11/08/2012 04:35:25
avatar
Zotri Arben Zeqiri ti me duket kur paske qen i vogel Be - Se -Zhe-ne nuk e paske mare e paske mbet ... sa po e shoh ti po i perket ndonje familje krishtere qe nuk po e ditke se Abdest miret vetem kur i perulesh edhe i lutesh Zotit te plotfuqishem e Jo kur ti permendet emri Arben Xhaverit...ooooo u ulet Ku e ka fuqin tash Arben Xhaferi...
Thumbs Up Thumbs Down
2
Sulltani Sulejmani i Madherishmi në 11/08/2012 04:48:31
avatar
Tekstin e filloni me gabim trashanik kur thoni se: "...për robërit që Zoti na i dërgoi për të na drejtuar, si Arbën Xhaferi...", sepse idoli qe ju adhuroni A.XH. nuk ka asnje lidhje me Islamin dhe vlerat e tij sepse eshte agnostik i deklaruar me shkrim dhe me goje, pra njeri qe dyshon ne ekzistencen e te madhit All-llah, dhe assesi smund te jete rob i Tij qe duhet te drejtoje dike, e fare hiq shqiptaret mysliman.
Thumbs Up Thumbs Down
19
1 2 next total: 17 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Një kuti me celofan në Hamamin e Tetovës - Nazif Zejnullahu
Qe një kohë të gjatë në Hamamin e Tetovës po ndodh një fenomen i çuditshëm: në dyert e tij, nga gjithë ajo mizëri, brenda mund ...
image
Si e pashë Kosovën? - Baton Haxhiu
Hymë në Hanin e Elezit më 13 qershor. Kosova duket vend ku zërat e të vdekurve flisnin po aq zëshëm sikur ata të të ...
image
Në Vlorë ka filluar plazhi - Hamdi Jupe
Fundjavën e kaluar u gjenda në Vlorë, për sezonin e ri të plazhit. Kur u nisa, mora xhaketën me vete , sikur po shkoja në ...
image
Pse janë kosovarët pro Berishës - Shkëlzen Maliqi
Nëse në Shqipëri fiton koalicioni i majtë me Ramën në krye, për çka i ka gjasat e mëdha, ky do të jetë një shans ...
image
Maratonçe, makedonçe – Nazif Zejnullahu
Shtatë ditët në vijim janë “një javë e brishtë” për Shkupin politik. Dje për në Tataristan, më tej akoma, ishte nisur një delegacion i lartë ...
image
Berisha mes Çanit e Kanunit; dhe i kapluar nga frika - Mustafa Nano
Parmbrëmë, nga ora 22:00, kur bëra të hyja brenda Kinostudios, te hyrja e madhe buzë rrugës, pashë disa policë, civilë e me uniformë. Ishin disi ...
image
Tentim për grusht shteti në Turqi - Frymzim Dauti
Protestat ne Turqi ishin një nga ngjarjet më të ndjekura nga media ndërkombëtare këto javë. Shumë kush është informuar apo dezinformuar nga media për rrjedhën ...
image
Në të majtë apo në të djathtë? - Albinot Maloku
Janë zgjedhjet e teta parlamentare, që prej rënies së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në Republikën e Shqipërisë. E diela e 23. Qershorit të 2013 ...
image
Diaspora shqiptare dhe projekti Emigranti - Faton Krasniqi
Kur flasim për diasporën shqiptare gjithmonë mendojm për gyrbetin apo ndonjëherë e përdorim edhe termin mërgata shqiptare. Të flasim rreth historisë së saj ne e ...
image
Turqia në prag të revolucionit (?!) - Mehmet Latifi
Për të krijuar kushte të ardhjes së kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan në Stamboll, nata e së shtunës në të dielën flitet se ka qenë ...
image
Shyptari n’Evropë - Adrian Kamberi
Çështja e liberalizimit të vizave, i cili ishte premtimi kryesor në zgjedhjet e kaluara parlamentare - 2009, mbet për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme, sigurisht ...
image
Shpërqëndrimi i vëmendjes së opinionit - Nexhmedin Spahiu
Meselja me Carin e Sulltanin Në Drenicë, tregohet një mesele se kur janë takuar Cari e Sulltani e kane diskutuar se çfarë kryen më shumë punë ...
image
Patriot apo tradhtar - Frank Shkreli
Një javë e ca më parë, gazeta britanike Guardian dhe gazeta amerikane Uashington Post botuan informacione për programin e fshehtë të qeverisë federale të Shteteve ...
image
Pikat strategjike të rivalitetit amerikano-kinez në Ballkan – Selim Ibraimi
Pentagoni bëri të ditur se Amerika dhe forcat ushtarake amerikane kanë një mision të papërfunduar në Ballkan, dhe është herët të bëhet apo mendohet rreth ...
image
Akademik Matevski: Rrënjët që dalin nga malet e Korabit - Mehmet Latifi
Shpeshherë kur përmendet ndonjë emër, krijohen situata shumë diskutabile për përkatësinë kombëtare, ashtu siç po ndodhë gjatë këtyre ditëve kur lakohet emri i Akademik Mateja ...
Next