advertisement
Fillimi | Opinione | Lamtumirë, Arben - Xhafer Shatri
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Lamtumirë, Arben - Xhafer Shatri

Lamtumirë, Arben - Xhafer Shatri

Pas një lufte të pabarabartë me sëmundjet, këtë mesgusht vdiq Arben Xhaferi; vdiq intelektuali i mprehtë, mendimtari i thellë, politikani e strategu i jashtëzakonshëm. Vdiq një Burrë i Madh që do të na mungojë të gjithëve,

Pas një lufte të pabarabartë me sëmundjet, këtë mesgusht vdiq Arben Xhaferi; vdiq intelektuali i mprehtë, mendimtari i thellë, politikani e strategu i jashtëzakonshëm. Vdiq një Burrë i Madh që do të na mungojë të gjithëve, do të na mungojnë fjala, këshilla, vizioni i tij profetik dhe qetësia e tij.E kam njohur në njërin prej udhëkryqeve më të mëdha të historisë sonë; kur po shpërbëhej Jugosllavia. Kishte dalë jashtë me kolegë të tjerë të Radiotelevizionit të Kosovës, të cilin posa e kishin mbyllur pushtuesit serbë. Kishin dalë për ta mbrojtur institucionin e tyre. Ishte një delegacion laraman, të cilit i jepte peshë sidomos Arben Xhaferi. Ai shkëlqente me qëndrimin e tij origjinal, me fjalët e pakta të shqiptuara me gjysmë zëri, me mendimet e renditura me një logjikë të pathyeshme.

Më vonë ai shkoi në Tetovën e tij, atje ku e prisnin dhe ku duhej të ishte. Në skenën e turbullt politike të një shteti tipik ballkanas arriti të imponohet si lider i pakapërcyeshëm i shqiptarëve në Maqedoni dhe, pavarësisht se sëmundja e detyroi të largohej nga politika, ai vdiq duke qenë ideologu më origjinal i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në kapërcyell të dy shekujve vendimtarë.

Ishte një burrë krejt i veçantë, që çdo gjë ia nënshtronte interesit të kombit. Ishte një analist i hollë që njihte historinë, kulturën, letërsinë dhe mendimin politik të popujve të Evropës Juglindore si rrallëkush tjetër.

Në shkrimet e tij ai nxirrte në pah me talent të jashtëzakonshëm sidomos thelbin e synimeve strategjike të Serbisë në rajon e që përmblidhet në vetëm një fjali: përpjekje sistematike dhe me të gjitha mjetet e mundshme për t’i nënshtruar fqinjët dhe për t’i zgjeruar territoret në dëm të tyre.

Lufta në mes të së Mirës dhe të së Keqes është e përjetshme. Derisa Arbeni ishte në përballjen e fundit me sëmundjet, ajatollahët e vegjël, ata shpirtra të neveritshëm përpiqeshin të hidhnin baltë mbi të me mallkimet e tyre e primitive. Nuk është çudi, sepse Ai ishte gjithnjë halë në sy të rrënuesve, demagogëve, sharlatanëve, sahanlëpirësve, spiunëve, plangprishësve, mujsharëve, mediokërve, hileqarëve, kodoshëve...

Në këtë rrokopujë të përmbysjes së sistemit të vlerave në krejt hapësirat shqiptare, Arbeni u përpoq seriozisht t’i vërë gjërat në vend, për t’u ditur ku është koka e ku janë këmbët, për t’u vënë distanca e saktë në mes mendjes dhe grushteve, në mes vlerave dhe pisllëqeve, në mes idealizmit dhe hipokrizisë...

U përpoq me krejt energjinë për ta shporrur të Keqen nga vetja jonë, të keqen e madhe e të gjithëpranishme, që në vazhdimësi na ka lënë në margjinat e historisë.

Vetëm një gjë më ngushëllon sonte. Arbeni vdiq pasi e pa Kosovën të lirë. Kjo është një ëndërr që krejt brezit të tij ia bën vdekjen më të lehtë.



Lamtumir, Shoq, lamtumirë Vëlla!

Nacionalizmi shqiptar sot ka mbetur pa dalëzotësin e vet.

Prandaj, Flamuri shqiptar sonte meritueshëm kudo që valon duhet të pehatet në gjysmështizë!

Arben, dije se ke lënë shumë njerëz pa krahë dhe shumë të tjerë i ke kredhur në pikëllim të papërshkrueshëm. Shumë më tepër se që ke mundur ta imagjinosh ndonjëherë.

Prehu se të kanë dërrmuar sëmundjet, por shumë më tepër marrëzitë e shqiptarëve.

Ngushëllohu me faktin se gjithmonë e ke kryer detyrën ndaj kombit.

E në një jetë njeriu kjo është më e rëndësishmja.

Përgjithmonë! Lamtumirë!

Vlerëso tekstin
4.60

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

Eata në 20/08/2012 01:40:10
avatar
Te lumt pena Xhaferr Shatri!
Thumbs Up Thumbs Down
1
Granit Morina në 20/08/2012 23:27:38
avatar
Nje shkrim i shkruar me zemer dhe pa politike. Shkrimet e tilla ua nxjerrin ne pah shqiptareve figuren madhore te Arbën Xhaferit
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Kombi dhe shteti - Nexhmedin Spahiu
Në teorinë për kombet ka disa autorë që përpiqen të argumentojnë se ka edhe raste kur shteti krijon kombin (!?). Argument për këtë përdoret fakti ...
image
Kush fërshëlleu, shajti, e ofendoi ? - Lirim Shabani
Informimi i saktë është parimi bazë i gazetarisë, por si duket gazetarët tanë nuk e bëjnë një gjë të tillë ashtu siç duhet. Prandaj, njoftimi ...
image
Heronjtë, viktimat dhe “kurbanët” – Atdhe Hetemi
Është normale dhe logjike që gjatë luftës ka trima, ashtu siç ka edhe frikacakë. Nuk duhet gjykuar individin që frikësohet nga lufta, por nuk duhet ...
image
Kah po shkon Siria? - Burhan Seferi
Situata në Siri, çdo ditë vetëm se po keqësohet edhe më shumë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Turqia, Irani dhe Organizata e Kombeve të ...
image
Një rrëfim nga Shkupi për 23 qershorin - Naser Pajaziti
Shqiptarët në Maqedoni me pak entuziazëm po ndjekin atmosferën e fushatës së zgjedhore në Shqipëri. Ofertat e partive të Tiranës as që kanë prekur apo ...
image
Kosovarët, tifozë jo aktorë në zgjedhjet e Shqipërisë - Xhavit Haliti
Fushata për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë ka ditë që ka filluar zyrtarisht. Është një proces në zbatim të kushtetutës dhe ligjit zgjedhor, por ...
image
Kujt duhet t`i adresohet Avokati i Popullit – Mitasin Beqiri
(Reagim ne lidhje me te dhënat e prezantuara nga ana a Avokatit të Popullit, Ixhet Mehmeti nëe Raportin vjetor më 17 maj 2013)...
image
Religjionet në prizmin e Enciklopedisë së Llajonit – Ardian Ramadani
Se religjioni(et) kanë një rëndësi të madhe në jetën e njeriut kjo nuk ka dyshim aspak. Lufta mes asaj që është profane dhe e shenjtë ...
image
Mëkatarë të lavdishëm - Fatos Baxhaku
Është një histori e gjatë ajo e lidhjes së shqiptarëve me fenë. Se sa të lidhur kemi qenë ne me besimet fetare, përse kemi ...
image
Rrugës për Sarandë, një vit më parë - Haris Vongli
“Rrugës për Sarandë, faleminderit Zot që më dhe mundësinë për të kaluar këtë kohë të bukur me shoqërinë time…”. Këto ishin fjalët e fundit ...
image
Delete – Kushtrim Jashari
Sa shpesh e kam përdorur butonin “delete” në kompjuterin tim personal pa e ditur se sa i rëndësishëm është ky buton dhe kjo fjalë. Delete përdoret ...
image
Ohri, qyteti i dritës - Fahri Xharra
Banorët e hershëm të regjionit të gjerë të Liqenit të Ohrit ishin dasaratët dhe enkelejt (fise ilire)...
image
Loja politike në demokraci - Hajro Çini
Edhe pse jo perfekte, demokracia ka dëshmuar se është zgjidhje më e mirë, më e logjikshme dhe më e sigurt përdownload (8) mbarëvajtjen e një ...
image
Paralele elektorale Tiranë - Karakas - Kolec Traboini
 Ka zëra që thonë e koka që mendojnë se ajo çfarë do të ndodhë tek ne në rast të vjedhjes së votave, do të jetë ...
image
“Higjiena cerebrale” dhe ca trasta leckamane – Fadil Lushi
Të nderuar lexues të paanshëm, do më lejoni që këtë shkrim të radhës ta krahasoj me atë refrenin e shkurtër të këngës që i dedikohet  ...
Next