advertisement
Fillimi | Opinione | Varrimi i madh dhe takimi i vogël Rama & Meta - Artur Zheji
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Varrimi i madh dhe takimi i vogël Rama & Meta - Artur Zheji

Varrimi i madh dhe takimi i vogël Rama & Meta - Artur Zheji

U tund dynjaja verore mediatike, se Meta dhe Rama u takuan sërish. Kësaj radhe, raportojnë kronikat gazetareske, sfondi ishte ndryshe. Një varrim i madh, i një njeriu të rëndësishëm, i një shqiptari me mendje të kthjellët në këto kohëra të turbullta, politikanit dhe politologut, Arbën Xhaferri.

Ndoshta ishte një rastësi, por ndoshta duhet të ndodhte që këta të dy, Rama dhe Meta, të fotografoheshin bashkë dhe krah për krah, në atë ditë zie dhe në atë tryezë përshpirtjeje.

Por duke rënë me dashje në rrjetën e provokimit mediatik, le t’u rrëfejmë shqiptarëve që janë ende kuriozë, se ky takim, realisht nuk ka kurrfarë vlere të qëndrueshme politike. Edhe nëse biseda e tyre ka mjaftuar me supën mortore të hotel ‘Lirakut’, ku rrinin VIP-at përdëllenjës, edhe nëse ka vijuar fshehtas në Mavrovë, edhe nëse atë ditë kanë lënë takim për t’u pjekur sërish, mbi ndonjë Jaht luksoz, në brigjet kroate apo në brigjet spanjolle.

Sepse përposhtë takimeve të tyre qëndron një mosbesim i thellë dhe me sa duket, i pashërueshëm. Përposhtë dhe në themel të bisedave të tyre, sido qofshin ato, të ndezura apo të vakëta, qëndron pushteti, që secili nga të dy, qoftë Rama, qoftë Meta, e duan vetëm për vete dhe sa më shumë për vete.

Sa më shumë, sa më pasurisht dhe me sa më pak njerëz me vlerë rreth vetes së tyre. Sepse egocentrizmi i tyre nuk pranon partnerë, por vetëm ushtarë. Vetëvlerësimi dhe vetëdashuria që kanë për veten, është në thelb, vetë jeta e tyre.

Është pikënisja dhe pikëmbërritja e qëllimit që ata duan të mbërrijnë, pikërisht ajo pra, pikënisja dhe pikëmbërritja, që i afron dhe i largon mbas çdo takimi. Shumë orët e kaluara te takimi i ‘Gjirit’, kur Ilir Meta shfaqej i prekur nga ‘arroganca’ e njëanshme e Kryeministrit, për procesin e zgjedhjes së Presidentit, prodhuan gjithë-gjithë vetëm shumë fjalë dhe shumë pandehma. Prodhuan një kërcënim numrash, që Berisha e vlerësoi, e shtroi në tryezë, por falë fibrës së tij të paoksidueshme politike, nuk e hëngri.

Dhe bëri mirë. Dhe do të bëjë mirë edhe në të ardhmen. Instinkti dhe përvoja e tij politike përbëjnë në të vërtetë një peshore farmacisti, që, e përdorur nga një mjek, ka gabuar shumë rrallë. Partia e vogël e Metës, do të bëhej edhe më e vogël në krahët e Ramës. Ajo bëhet e rëndësishme, ndonëse e vogël dhe e drejtuar rast pas rasti pa busull, kundër Ramës dhe jo në krah të Ramës. Llafet harrohen, aktet mbeten. Mbeten pra në kujtesën e opinionit publik disa raste që Meta matet, por nuk e lë dot dorën e ngrohtë, herë të vrazhdë dhe herë përkëdhelëse të Kryeministrit. I cili, Kryeministri, nuk frigohet më nga Meta, edhe pse ai,Meta, artikulon kërcënime apo premtime të bujshme. Duket sikur këta të dy, Rama dhe Meta pra, megjithëse thuhet që shkëmbejnë shumë sms-ra, thellë-thellë janë të lodhur dhe pa fantazi në jetën politike. Ata duan më së shumti të gëzojnë jetën. Jetën që u mbetet, mes të mirave që shqiptarët u kanë blatuar bujarisht. Është ky një moment në psikën e njeriut, që psikologët thonë se vjen vetiu, kur shndërrohesh në një mesoburrë apo mesogrua, kur e ke kaluar pra, mesin e jetës biologjike. Pikërisht atëherë zgjohen dëshira të papara, për të shijuar në maksimum, kënaqësitë biologjike, kënaqësitë tokësore, përpara mbërritjes së pashmangshme të jetës së gjatë nëntokësore.

Por e gjitha kjo nuk ka lidhje me politikën, as edhe me kokëçarjen e natyrshme që politikani duhet të ketë, për misionin e tij në shërbim të të tjerëve, në emër të të cilit pra, politikani lyp votat dhe premton punë dhe zgjidhje të mëdha për Atdheun e tij.

Ky takim i vogël dhe takime të tjera, nëse ka dhe do të ketë më tej, në ishuj apo në Jahte miqsh, miqsh të të gjitha palëve, nuk e dobësojnë Sali Berishën. I cili, nga Dhërmiu, apo nga zyra e tij në Kryeministri, përdor ca tejqyra dhe dylbira të sofistikuara, që shohin brenda dhe thellë natyrës njerëzore. Brenda dhe thellë defekteve njerëzore, të miqve apo kundërshtarëve të tij. Dhe bën llogaritë e tij, me Peshoren e tij. Dhe nuk trembet dhe nuk ka pse të trembet nga këto takime të vogla, që shkaktojnë zhurmë të madhe, e cila mbetet një shkumë deti apo një vazhdë Jahti dhe asgjë më shumë.

Dihet, edhe Berisha e di, që shkuma, sado e fryrë, nuk prodhon politikë dhe nuk prodhon dot akte politike të qëndrueshme që të rrezikojnë numrat e pushtetit të tij.

Vlerëso tekstin
3.67

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

marinc në 21/08/2012 12:41:35
avatar
Artur Zheji eshte nje analist i spikatur ,racional i thelle dhe deshifrues i codeve secrete politike .Eshte njeri nga ata qe ua lexon letrat ne xhep politikaneve para se ata ti shpalosin letrat para publikut. Te lumte Artur.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Opinione
Previous
image
Maratonçe, makedonçe – Nazif Zejnullahu
Shtatë ditët në vijim janë “një javë e brishtë” për Shkupin politik. Dje për në Tataristan, më tej akoma, ishte nisur një delegacion i lartë ...
image
Berisha mes Çanit e Kanunit; dhe i kapluar nga frika - Mustafa Nano
Parmbrëmë, nga ora 22:00, kur bëra të hyja brenda Kinostudios, te hyrja e madhe buzë rrugës, pashë disa policë, civilë e me uniformë. Ishin disi ...
image
Tentim për grusht shteti në Turqi - Frymzim Dauti
Protestat ne Turqi ishin një nga ngjarjet më të ndjekura nga media ndërkombëtare këto javë. Shumë kush është informuar apo dezinformuar nga media për rrjedhën ...
image
Në të majtë apo në të djathtë? - Albinot Maloku
Janë zgjedhjet e teta parlamentare, që prej rënies së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në Republikën e Shqipërisë. E diela e 23. Qershorit të 2013 ...
image
Diaspora shqiptare dhe projekti Emigranti - Faton Krasniqi
Kur flasim për diasporën shqiptare gjithmonë mendojm për gyrbetin apo ndonjëherë e përdorim edhe termin mërgata shqiptare. Të flasim rreth historisë së saj ne e ...
image
Turqia në prag të revolucionit (?!) - Mehmet Latifi
Për të krijuar kushte të ardhjes së kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan në Stamboll, nata e së shtunës në të dielën flitet se ka qenë ...
image
Shyptari n’Evropë - Adrian Kamberi
Çështja e liberalizimit të vizave, i cili ishte premtimi kryesor në zgjedhjet e kaluara parlamentare - 2009, mbet për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme, sigurisht ...
image
Shpërqëndrimi i vëmendjes së opinionit - Nexhmedin Spahiu
Meselja me Carin e Sulltanin Në Drenicë, tregohet një mesele se kur janë takuar Cari e Sulltani e kane diskutuar se çfarë kryen më shumë punë ...
image
Patriot apo tradhtar - Frank Shkreli
Një javë e ca më parë, gazeta britanike Guardian dhe gazeta amerikane Uashington Post botuan informacione për programin e fshehtë të qeverisë federale të Shteteve ...
image
Pikat strategjike të rivalitetit amerikano-kinez në Ballkan – Selim Ibraimi
Pentagoni bëri të ditur se Amerika dhe forcat ushtarake amerikane kanë një mision të papërfunduar në Ballkan, dhe është herët të bëhet apo mendohet rreth ...
image
Akademik Matevski: Rrënjët që dalin nga malet e Korabit - Mehmet Latifi
Shpeshherë kur përmendet ndonjë emër, krijohen situata shumë diskutabile për përkatësinë kombëtare, ashtu siç po ndodhë gjatë këtyre ditëve kur lakohet emri i Akademik Mateja ...
image
Mediat dhe "dija e shoferit" - Xhemal Ahmeti
Një masë lexuesish që konsumon mediat vetëm për vetëkonfirmim, fatalisht është e paradënuar me vendnumërim dhe prapambetje. Disa nga mediat e kanë kuptuar këtë lojë dhe riprodhojnë padijen për kuletën, kështu duke suspenduar hulumtimin pas dijes dhe së vërtetës. ...
image
Hajduti "Hallall" – Kalosh Çeliku
Ditë e bukur pranvere me diell. Qielli i kaltërt lot mes dy-tri reve që thyejnë qafën matanë maleve. Një mik i imi shkrimtar më telefon ...
image
Lufta e re e Europës së Vjetër - Spiro Butka
Trajtimi i UÇK-ës dhe luftëtarëve të saj si delja e zezë nga kjo Europë, nuk ka të sosur. Këto ditë mediat e shtypit dhe ato ...
image
Kundër së keqes më të vogël - Fatos Lubonja
Komentet ndaj shkrimit tim “Një kryq të madh fletës së votimit”, që u pasua me një shkrim tjetër, “Mjaft më me ju – gazetarë llogoresh” ...
Next