Organizatori i protestave antishqiptare me xhip luksoz, protestuesit në këmbë dhe në...

Organizatori i protestave antishqiptare me xhip luksoz, protestuesit në këmbë dhe në shi (VIDEO)

Një nga organizatorët e protestave të organizuara nga iniciativa “Për Maqedoni të bashkuar”, Igor Durlovski vozit xhip (jeep) që ka një vlerë rreth 50 mijë euro, shkruan portali “Centarnews”, derisa protestuesit hallexhinj lëvizin nëpër shi nga Qeveria drejt Parlamentit, me thirrjet kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe dhe deklaratës së partive shqiptare.

Durlovski që ka postin e drejtorit të Operas dhe Baletit, dje gjatë protestasve sipas portalit centarnews, ka hyrë në makinën e tij dhe ka vazhduar drejt Parlamentit, derisa protestuesit  e tjerë në këmbë dhe nën shi kanë bërë marshin e tyre.