Osmani godet ashpër Gjorgje Ivanovin

Deklarata e Presidentit Ivanov për të përditshmen austriake “VinerCajtung” sipas partive shqiptare është nxitëse dhe nuk kontribuon marrëdhëniet ndëretnike. BDI-ja përgënjeshtroi Ivanovi i cili tha se një bisedë telefonike ka qenë shkaktari i mos-vazhdimit të qeverisjes me VMRO –BDI. Deklarata e Ivanovit për telefonatën e supozuar, sipas zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani, është shpifje e presidentit i cili është në mbrojtje të partisë së Gruevskit.

“Fillimisht i hedhim poshtë këto pretendime, këto janë shpifje. Asnjë faktor nga jashtë nuk ka ndikuar në vendimin e BDI-së, ky vendim ka qenë konsensual dhe i brendshëm i BDI-së, në momentin kur kemi konstatuar se koalicionimi me VMRO-në nuk i plotëson pritshmërinë tonë për një koalicion në këtë konstalacion.

Ashtu që edhe njëherë do t’i hedh poshtë këto shpifje që përdoren në luftën ditore politike edhe nga Ivanovi. Ne mendojmë se partitë politike duhet të reflektojnë, të mbahen në marrëveshjen e nënshkruar në Shkup, të a.q. të Përzhinos, të respektohet dhe të dalim nga kriza sa më shpejtë në interes të qytetarëve”, deklaroi Bujar Osmani.

Comments

comments