Osmani: Ngecja për shqipen, lëkund koalicionin

Ligji për shqipen, debati për të cilin u la përgjysmë në mbledhjen e fundit të Qeverisë akoma është duke u harmonizuar midis partnerëve të koalicionit qeverisës. Alsat mëson se gjatë ditës janë zhvilluar konsultime, por nuk jepen detaje se për cilat pika të draftit dallimet janë më të theksuara. Zyrtarisht Qeveria mohon të ketë mosmarrëveshje.

Debati rreth propozim ligjit për gjuhën shqipe ka kaluar në atmosferë të qetë dhe nuk është paraqitur asnjë problem gjatë këtij debati. Është konstatuar se nevojitet koordinim i mëtutjeshëm me qëllim që të arrihet harmonizimi për mënyrën e zbatimit të vendimit ligjor”, thanë nga Qeveria e Maqedonisë.

Ndërkohë, eksperti juridik Osman Kadriu thotë se Ligji për shqipen parashikon vetëm avancim të shqipes për fusha konkrete. Sipas tij procedura për miratimin e shqipes nuk do të jetë fare i lehtë për faktin se për këtë Ligj duhet të ketë pajtueshmëri edhe nga VMRO-DPMNE-ja.

Comments

comments