Osmani: Pas gjashtë muajve shpresojmë për rekomandim pa kusht nga BE-ja

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani për eurointegrime sot me kërkesë të gazetarëve ka dalë në konferencë për shtyp pas mbledhjes tematike të Qeverisë së Maqedonisë, ka thënë se kanë biseduar për dy kushte që Komisioni Evropian i ka vënduar dy kushte Maqedonisë për të filluar me futjen e Maqedonisë në BE, njoftojnë mediat në vend..

”Sot kishim mbledhje tematike të Qeverisë për të rishikuar planin e euro-integrimeve. Në muajt e ardhshëm kemi detyrime si Qeveri vetëm për eurointegrimet. Duke pasur parasysh procesin dhe raportin për Maqedoninë nga Komisioni Evropian me dy kushte. Kushtin e parë e kemi plotësuar me zgjedhjet fer dhe demokratike që u pasua me Qeveri të re. Ne ju kemi dhënë fjalë institucioneve dhe vendeve të BE-së që të punojmë për reformat, që është edhe kushti i dytë për vendin tonë. Këto reforma ne jemi duke i punuar dhe së shpejti do të shihet edhe ndikimi në jetën e përditshme dhe në raportin e KE-së. Ne jemi shumë optimist që në gjashtë muajt e ardhshëm që të heqim rekomandimin me kusht” tha Bujar Osmani pas mbledhjes së Qeverisë së Maqedonisë, transmeton /Almakos.com/

Comments

comments