“Otmar Hitzfeld ishte më shqiptar se ne”

Gjatë luftës së Kosovës, në vitin 1999, selektori i sotëm i ekipit përfaqësues të Zvicrës në futboll, Ottmar Hitzfeld, kishte ndarë nga konto e tij personale 100 mijë marka gjermane (50 mijë euro) për fëmijët e Kosovës.

Trajner i skuadrës më të madhe të Gjermanisë, Bayern Munichut, i ka dhënë 100 mijë marka gjermane  për fëmijët e Kosovës.

Ky ishte lajmi që ishte transmetuar ato ditë tmerri për popullin tone. Ai njeri ishte Ottmar Hitzfeld, trajneri i  kombëtares së Zvicrës në futboll.

Në vazhdën e ndihmave që po jepeshin për fëmijët kosovarë që po përballeshin me tmerrin e luftë, një trajner, një njeri human, kishte ndarë nga konto e tij personale shumën më të madhe që i është dhënë ndonjëherë popullit të Kosovës nga ndonjë njeri i sportit botëror. Pas shembullit të tij nuk kishte mbetur indiferente as Federata gjermane e Futbollit, e cila kishte kërkuar që në një javë të Bundesligës për çdo biletë të shitur të ndahej nga një markë për Kosovën. (INA)

 

Comments

comments