Pa parti, talentet mbeten kamariere dhe roje…

Nga Jonida Salku

A ju ka shkuar ndonjehere ne mendje qe ai kamarieri qe ju sherben perdite kafen te jete nje financier i zoti qe edhe masterin e ka marre me meritat e tij, ose qe ai fatorino i autobusit te linjes eshte nje inxhinier i shkelqyer qe thjesht s’ka mundesi e parti t’i jape kontributet e tij ne fushen qe zoteron?

Ja per shembull, roja i pallatit ku une kam zyrat e punes eshte POET! Dhe jo nga ata poetet rroma-per-toma qe shkruajne dy fjale vertikalisht e s’merren vesh ca kane dashur te thone, por poet filozof, me intelekt dhe me plot botekuptim. Poet qe te perlot dhe te habit!

Kishte nje vit qe “librin e ardhshem” e kishte printuar ne nje maket te lezetshem qe e lexonte dhe e korrigjonte çdo dite. (Ju betohem qe nuk kishte nevoje ta bente). Priste qe libri “te maturohej” dhe ta botonte. Me lejoni te jem e keqe: une them qe kjo fraze ishte thjesht kamuflazh, se ai ne te vertete nuk ka pare per ta botuar. Ose-ose nuk i eshte “maturuar” ende deshira per ta botuar, sepse e di qe librat me poezi, per me teper produkt shqiptar, nuk i reklamon tregu, as qe e di njeri qe jane botuar dhe ekzistojne!

Nejse, te dalim prape ne fillim: tek fakti qe njerezit e perditshem, ata qe i shohim ore e minute por nuk i njohin ne te vertete, jane aq te denje dhe aq te detyruar te jene inferiore njekohesisht. Dhe ne nuk i veme re, por kur i veme re na bren ndergjegja qe nuk i kemi vene re me pare. Na ndodh me njerezit me te cilet jetojme, na ndodh me sendet dhe vendet e perditshme, na ndodh me veten!!!!!

Ku dua te dal? Doja thjesht t’ju tregoja nje ushtrim fiziko-mendor qe ma ka mesuar i madhi Coelho: Nese rruga nga shtepia deri tek kafja apo tek puna, ju harxhon 10 minuta kohe, bejeni nje dite kete rruge per dyfishin e kohes, pra per 20 minuta. Shihni me kujdes gjithçka qe e shoqeron kete rruge. Do te vini re shume gjera qe kane qene aty gjithmone dhe nuk i keni pare kurre. Do ta shijoni per vete dhe do te kujtoni se sa e rendesishme eshte qe perveç çmimeve, t’u dime edhe vleren gjerave!

Comments

comments