Paloka: Vijnë efektet e para të protestës

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka shkruan se për shkak se qytetarët do të ngrihen të revoltuar kundër rritje së çmimit të ujit në Tiranë, është vetë qeveria ajo që po kërkon të anulojë vendimin e Erion Veliajt.

Sipas Palokës qeveria nëpërmjet Autoritetit te Konkurrencës kërkon anulimin e vendimit te Velise per rritjen e cmimit te ujit.

“Vetem FRIKA, se faturat e reja me cmimin skandaloz te ujit, qe do ju shkojne ne shtepi qytetareve, do te rrisin revolten dhe rradhet e protestes se 27 janarit, e detyruan Ramen qe nepermjet nje prej agjencive te tij, ti kerkoje kopjes se tij ne bashki, anullimin e vendimit per rritjen e cmimit te ujit.

Vendimi per rritjen skandaloze te cmimit te ujit ne Tirane, u mor nga Veliaj duke blere vota ne keshillin bashkiak, ne korrik te 2017, pra menjehere pasi Rama ishte konfirmuar kryeminister po ashtu me vota te blera e te vjedhura. Rritja e cmimit te ujit ishte dhurata e pare qe Rama dhe kopja e tij Veliaj ju bene qytetareve pasi ju kishin marre perdhunshem voten ne zgjedhjet parlamentare”, shkruan Paloka.

Ishte absolutisht nje vendim i Rames dhe Velines se tij. Vendim qe nuk e sprapsi dot as kundershtia e opozites dhe as reagimet ( e dobta ne fakt) te mediave dhe qytetareve.

Konfirmim i kesaj te vertete eshte fakti qe Enti Rregullator i Ujit, qe eshte po ashtu, teresisht ne duar te Rames, e miratoi vendimin skandaloz te Velise. Jo vetem kaq po Velina gjeti rast te bej dhe cinikun duke hedhur ne gjyq nje prej keshilltareve demokrat te bashkise pse denoncoi si skandaloz dhe korruptiv nje vendim te tille.
Tani papritur, nje tjeter agjenci, teresisht e kontrrolluar edhe kjo nga Rama, jep rekomandim qe vendimi per rritjen e cmimit te ujit te anullohet.
Cfare ka ndodhur nderkohe qe Rama “ndryshoi”? A mos u be me i ndjeshem papritur per interesat e qytetareve…?!!!
Absolutisht vetem nje eshte arsyeja; FRIKA e protestes dhe rritja e revoltes qytetare, 27 janari.

 

Komentet

komentet