Pamje dramatike: Shqiptarët e liruar nga burgjet serbe më 1999 (Video)

Mbi 400 burra kosovarë kaluan kufirin nga Kosova në Shqipëri,  më 23 maj të vitit 1999 duke sjellë me vete rrëfimet e tmerrshme  për abuzim dhe torturë të shkaktuar nga serbët. Burrat, fati dhe vendndodhja e të cilëve ka qenë  mister për javë të tëra, kanë qenë të mbajtur në një burg serb, ku thuhet se janë rrahur keq dhe janë lënë pa ushqim. 

Në videon e rrallë të publikuar nga AP, shumica e burrave, të cilët ushtria serbe kishte frikë se do të bashkoheshin me  UÇK-në, ishin rrëmbyer nga kolonat e refugjatëve dhe ishin ndarë nga familjet e tyre, transmeton InfoPress.

Në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë, 456 burra ato ditë maji prisnin që t’i ikin luftës dhe shtypësve serbë.

Shumica mendonin se  nuk do t’i shihnin më kurrë familjet  e tyre. Të keqtrajtuar dhe në gjendje të tmerrshme, këta njerëz  nuk sollën asgjë me vete, përveç historive të torturës, brutalitetit dhe vështirësive.

Për disa, emocioni dhe lehtësimi u shprehën në lot.

Comments

comments