Para se të formoni qeverinë, mos harroni Harun Alin, Monstrën…

Para se të formoni qeverinë, mos harroni Harun Alin, Monstrën…

Azbi Nuredini

Çështjet mbi të gjitha çështjet për pjesëmarrje të shqiptarve në formimin e qeverisë së Maqedonisë, miratimi i disa ligjeve të bëhet para votimit të qeverisë.

-miratimi i ligjit për lirimin e të gjithë të burgosurve në rastet e montuara: Sopoti, Brodeci, Harun Aliu, Monstra, Lagja e Trimave, si dhe të gjitha rastet tjera.

-miratimi i ligjit për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e 2001-shit ashtu siç e kanë ligjin që nga 2002-shi Branitellat pjesëmarrës në konfliktin e 2001-shit.

-miratimi i ligjit për vazhdimin e mandatit të PSP në mandat të përhershëm si dhe krijimi i dhomave të gjykatës speciale

-miratimi i ligjit për ndryshimin e sistemit zgjedhor, maqedonia një njësi zgjedhore me lista të hapura

-pastrimi dhe regullimi i regjistrit zgjedhor

-miratimi i ndryshimit të ligjit për qytetin e Shkupit

-ndarje e re territoriale që definon kufijtë e komunave në mënyr natyrore

-miratim i ligjit për zbatimin e regjistrimit në tre muajt e ardhshme

-miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel shteti pa asnjë kufizim

-miratimi i ligjit të obligohen qeveritë për shpenzim të 35% të mjeteve buxhetore për çdo vit në përmes finansimit të projekteve në komunat, vendbanimet shqiptare

-respektim të kushtetutës për përfaqësim të drejtë në administrat shtetrore të shqiptarve dhe gjith nacionaliteteve tjera të obligohet qeveria menjëher pas formimit në tre muajt e ardhëshëm që të punësoj administrator shqiptar dhe nacionalitetet tjera për të barazuar numrin në baz të regjistrimit të fundit