Paralajmërimi i zonjës DioGuard për ndarjen e Kosovës

0

Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike, Shirely Cloyes-DioGuardi,  qysh nw vitin 2011 e pati informuar kongresisten republikane, Ileana Ros-Lehtinen, për zhvillimet në veriun e Kosovës.

Shqetwsimi i saj ishte se Serbia po kryen invazion ndaj një pjese të territorit të Republikës së Kosovës, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork.

“Megjithëse në realitet Kosova është e lirë dhe e pavarur, duhet pranuar se ka edhe shumë probleme, mes tyre edhe ai që ka të bëjë rreth kontrollit të veriut të saj. Mbase për mua, në pjesën veriore ku janë grumbulluar shumica e serbëve është kryer një “inavazion” i kësaj pjese të territorit të Kosovës, e cila e mbështetur nga Beogradi  dhe provokon në çdo rast tensionimin e situatës me qëllim ndarjen e Kosovës,” është shprehur Shirely Cloyes-DioGuardi.

Duke folur për Kosovën dhe njohjet e saj Cloyes – DioGuardi tha se, “është për të ardhur keq që Europa mbetet ende e ndarë me njohjen e Kosovës, nga 27 vende anëtare të Bashikimit europian ceku ajo 5 prej tyre nuk e njohin Kosovën, ende, përfshirë Kinën dhe Rusinë, aleatet e vjetra të Serbisë të cilat edhe e kundërshtojnë pavarësinë”.

Më pas duke i bërë një përshkrim në detaje gjendjes në veri të Kosovës, ajo e ka quajtur atë të brishtë dhe “shpërthyese”. Në veri tha ajo, Beogradi përmes grupeve ekstremiste serbe po punon të arrijë qëllimet e saj për ndarjen e Kosovës.(INA)

Komentet

komentet