Paralajmërohen reshje të mëdha dëbore, ja vendet e Ballkanit në alarm…(FOTO)

0

Disa nga vendet e Ballkanit janë përfshirë nga një mot i keq, me temperatura që shkojnë deri në -10 gradë celciues, reshje të mëdha bore dhe erëra të forta.

Kroacia pothuajse është zbardhur, ndërsa një situatë e ngjashme regjistrohet edhe në Bosnje dhe Slloveni.

Në Kroaci, trashësia e borës arrin nga 62 cm deri në 120 cm.

Bora nga mëngjesi o sotëm ka përfshirë edhe Slloveninë ku temperaturat janë ulur deri në – 10 gradë.

Reshjet kanë prekur edhe pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Bosnjes,  duke shkaktuar probleme në trafikun e automjeteve.

Image