Parashikimet e njerëzve të famshëm, të cilat janë realizuar

Parashikimet e njerëzve të famshëm, të cilat janë realizuar

Parashikimet e realizuara të disa të të famshmëve, të cilët ishin vizionarë të vërtetë të kohës së tyre

Interneti dhe Mark Twain-i

Duke shkruar në vitin 1898, ky shkrimtar i madh amerikan parashikoi ekzistimin e internetit në të ardhmen. Por, këtë të arritur të teknologjisë ai e quajti elektroskop dhe tha se ai do të mundësojë telefonatat dhe video komunikimin “live” në të gjitha pjesët e botës, si një rrjet ku do të mund të lidhen të gjithë njerëzit e botës.

Roger Ebert dhe TV HD

Ky kritik i filmit ka bërë shumë parashikime të rëndësishme. Në vitin 1987 ai kishte paraparë ekzistimin e Tv-së me definicion të lartë – HD, ekraneve të mëdha, të rrafshëta, si dhe DVD-së, transmeton gazeta Kosova Sot.

John Elfreth Watkins dhe celularët

Inxhinieri, i cili jetoi midis viteve 1852 dhe 1903, punoi në hekurudhat amerikane. Në vitin 1900, në një shkrim me titull “Çka do të mund të ndodhte 100 vitet e ardhshme, ai përshkroi paraqitjen e tankeve, fotografive digjitale dhe celularëve.

Robert Heinlein dhe Lufta e ftohtë

Shkrimtari amerikan, i cili shkruante kryesisht në zhanrin fantastik-shkencor, ka jetuar nga viti 1907 deri në vitin 1988. Në vitin 1941 ai kishte parashikuar një periudhë të tendosjeve tepër të mëdha midis dy superfuqive, apo si u quajt më pas, Lufta e ftohtë. Ai kishte paraparë edhe paraqitjen e shtretërve me ujë, shtatë vjet para paraqitjes së prototipit të parë të tyre.

Jules Verne dhe raketat

Ky shkrimtar i njohur, i lindur në vitin 1828, në librin e tij “Nga Toka deri në Hënë”, shkroi për raketat me të cilat në të ardhmen do të udhëtohej nga Toka për në Hënë. Ai e bëri këtë parashikim rrafsh 100 vjet para lansimit të misionit “Apollo 11”. Ai kishte parashikuar edhe faktin se raketa do të lansohej nga Florida, kishte ditur sa astronautë do të jenë në raketë dhe kishte ditur se në raketë do të kishte kushte të veçanta të gravitacionit.

Arthur C. Clarke dhe Stanley Kubrick

Në filmin “2001: A Space Odyssey “, të bërë nga këta dy gjeni, paraqitet një objekt shumë i ngjashëm me iPad-in.

H. G. Wells dhe bomba atomike

Në vitin 1914 ky shkrimtar kishte shkruar librin “Bota e lirë”, ku kishte parashikuar përdorimin e bombës atomike. Ai kishte përshkruar një bombë me fuqi tepër të madhe shkatërruese, e cila do të shkatërronte qytete të tëra dhe më pas, me dhjetëra vite në ato qytete nuk do të mund të kishte kushte për jetë. Projekti i parë për prodhimin e bombës atomike filloi në vitin 1942

Ray Kurzwell

Ky njeri i jashtëzakonshëm është njëri ndër futuristët më të njohur në botë. Ai ka shpikur softuerin, i cili e kthen tekstin e shkruar në fjalim dhe është themelues i Universitetit “Singularity”. Në vitin 1998, Ray shkroi 147 parashikime, ku deri tani u realizuan 86% prej tyre. Njëri ndër parashikimet e tij, që pret ende për t’u realizuar, është ai që thotë se, deri në vitin 2050, njerëzit do të bëhen praktikisht të pavdekshëm, meqë vetëdijen e tyre do të mund ta ruajnë në kompjuterë, sikur në filmin “Transcendence”.