Partitë shqiptare do të heqin dorë përkohësisht nga “Platforma”, nëse Zaev arreston Gruevskin dhe Ahmetin

Kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, sot ka përsëritur ofertën e tij deri tek Zoran Zaev: nëse nuk formon koalicion me partitë shqiptare në Maqedoni, ai do t’ia jep 51 deputetët e vetë, dhe kështu LSDM do të udhëhiqte vetëm me të gjitha dikasteret qeveritare, shkruan Fakte. Gruevski ka deklaruar se është i vetëdijshëm se kjo nuk do ishte një gjë e mirë për vendin, mirëpo, prapë se prapë do ta shpëtonte Maqedoninë nga binacionalizmi dhe shpërbërja, ka deklaruar Gruevski.

Burime të Gazetës Lajm, thonë se te disa parti shqiptare janë paraqitur mendime se ndoshta ja vlen përkohësisht të të tërhiqen nga Platforma dhe të përkrahin këtë ide të Gruevskit për qeveri LSDM-VMRO, nëse Zaev në afat prej gjashtë muajve arreston Gruevskin dhe funksionarë tjerë të VMRO-së dhe BDI-së, që paraqiten te “bombat”.

“Maqedonia është bë peng I bizneseve të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit dhe njerëzve përreth tyre, prandaj nëse ata arrestohen do të relaksohen raportet ndëretnike, bdërfetare e ndërkulturore”, thonë burime partiake të Gazetës Lajm që dëshirojnë të mbeten anonime.

Sipas tyre, kjo ide ka përkrahje edhe në qarqe të caktuara brenda vetë BDI-së.

Ndryshe, për nesër është thirrur vazhdimi i seancës konstitutive të kuvendit në të cilën pritet që të zgjidhet kryeparlamentari që me gjasë do të jetë shqiptarë, ndërsa akoma nuk bëhet e ditur nëse do formohet edhe komisioni për emërime si dhe për kur do të caktohet votimi i qeverisë së re.

Comments

comments