Partizani merr fitoren e parë në Superiore

Partizani gjen golin e parë, e madje dhe fitoren e parë, janë Sukaj dhe Trashi protagonistët e një përmbysjeje të cmendur që kishte gjithcka në Niko Dovana , gola , kartona të kuq , episode e penallti të shënuara e të humbura, me Teutën që tregohet më bujare se sa duhet duke ju dhuruar fitoren e parë të kuqve.

Pas pauzës së Kombëtareve, Juliano korrigjonte me Sukajn që këtë herë është titullar në sulm, por këmbëngul me Trashin në të djathtë, aty ku Progni luan i tërhequr në mbrojtje, përgjigjet me 4-1-4-1 Magani me Mockën në portë dhe Latif në majën e sulmit. Rasti i parë lind nga një pasiguri e të kuqve, me Prognin që kthen një top pas në të 9, dhe Atanda thërret në ndihmë Hoxhën që është larg dhe përfiton Latif që për fatin e mirë të Partizanit gjuan jashtë. Partiani provon shumë pak përpara, më shumë me ndonjë goditje standart, me Teutën që është më konkrente në lojë e vertikalizim, dhe fiton një goditje në hyrje të zonës në minutën e 18. Është pozicioni i duhur për penelatën e Albi Dostit.

Fantastike trajektorja e 26 vjecarit , Teuta në avantazh, shikon veten në telashe pa u mbushur 20 minuta lojë Mark Juliano. Partizani provon të përgjigjet me një goditje nga larg por është gati Mocka, shumë më e qartë Teuta, në minutën e 23 Cyrbja depërton në zonë dhe pengohet nga La Kamera, është penallti, një statujë më shumë në Niko Dovana, Mark Juliano, por nga pika e bardhë Nijaz Lena shpërdoron rastin e artë për të dyfishuar duke e dërguar jashtë. Nuk ka nevojë për koment reagimi i Gugash Maganit.  Në të 26 rasti i parë i vërtetë i Partizanit me Trashin që gjendet në pozicion të volitshëm por Mocka arrin ta kthejë.  6 minuta më pas provon dhe Atanda më një harkim me kokë që nuk mund t’i shpëtojë Mockës, gjithsesi është pasdite jo për mbrojtësin që gabon sërish në të 35 me Hërkac që i rrëmben topin dhe kërkon Latif por është Krasniqi që devijon goditjen. Janë minutat e Terutës, në të 37 anësori ka flamurin ngritur por kryesori Sadiku akordon goditje këndi për Teutën, nga këndorja lind dhe një gol i Shklallës por që anullohet nga kryesori për pozicion jashtë loje, episod që padyshim meriton replayn për të krijuar më mirë një ide.

Në të 40 Latifi gabon vetëm për pak cm dhe as Shkalla nuk arrin të përfitojë ndërsa një minutë më pas Sukaj kërkon golin spektakolar por është e lehtë fintja e shkodranit. Në minutën e 42 ka tjetër gol të anulluar për Teutën, këtë herë ai që shënon është Latifi dhe sërish bëhet fjalë për një episod të dyshimte që meriton përsëritjen e pamjeve pasi bëhet fjalë për distancë milimetrike. E pikërisht atëherë kur po vuante më shumë, Partizani gjen forcën për tu përgjigjur, në minutën e 45 krosim i bukur i Emiljano Vilës dhe Trashi shënon golin e parë në këtë kampionat.

Shënon më në fund Partizani, janë dashur 5 javë kampionat dhe mbi 400 minuta lojë për të gjetur golin e parë me Trashin. Mbyllet në barazin pjesa e parë me Malotën që nsi të dytën në vend të Atandës dhe vihet në evidencë në të 49 kur provon me një goditje me kokë. Në të 54 tenton edhe Sukaj që merr një top në zonë,me topin që përfundon jashtë. Në të 65 rasti është për Latif që nuk arrin të shfrytëzojë sic duhet krosimin e Dostit,  Partizani guxon më tepër më përpara, kërkon fitoren tanuimë, dhe në të 75 Bardhi i futur në lojë nga stoli  bën gjithcka vetë me një depërtim të bukur në zonë, Mocka arrin të ktheje goditjen por Beqja gabon duke ja kthyer me këmbë, rregullorja thotë dytakish brenda zonës. Sadiku përsërit tentativën e parë pasi Mocka nuk respekton distancën duke avancuqar, në të dytën, protesta pa fund nga lojtaerët e Partizanit që kërkojnë penallti, imazhet ju japin të drejtë pasi është Shehaj që ka tentuar dorën e zotit por merr kartonin e kuq dhe një penallti kundër. Nga pika e bardhë Sukaj lë në vend Mockën.

Partizani në avantazh, e lehtë të kuptosh clirimin e të kuqve duke filluar nga Juliano, në inferioritet numerik Teuta e ka të vështirë të reagojë, e madje Deduic e lënë dhe nervat pasi godet Kalarin me Sadikun që nuk ngurron ti tregojë urdhërat e marshimit jashtë fushe. Me 9 lojtarë është e këto të flitet për rikuperim madje Bardhi ka edhe shansin për ta cuar në 3-1, ndoshta do të kishte qenë e tepruar, pasi Partizanit për këtë herë i mjafton fitorja, ndërsa Teuta qan rastet e shpërdoruara. /Super Sport/

Comments

comments