Pas fjalimit në Kuvend, Basha drekon me ambasadorin amerikan Lu

Pas një fjalimi të gjatë ‘anti-program’, ku ka detajuar të metat e programit të qeverisë ‘Rama 2’, kryetari i Partisë Demokratike po takohet për një drekë pune me ambasadorin amerikan Donald Lu.

Burime të politiko.al konfirmojnë drekën Basha-Lu, pa detajuar se e kujt ka qenë ftesa dhe në cilin restorant do drekojnë kryetari i demokratëve dhe ambasadori amerikan.

Temat e bisedës janë janë të lehta për t’u marrë me mend.

Situata politike në vend, programi i qeverisë së re, opozita dhe zgjedhja në krye të Kuvendit e Gramoz Ruçit, një fakt që Lu nuk e ka pritur mirë, duke mos marrë pjesë në hapjen e legjislaturës, dhe duke hequr kufjet në momentin kur Ruçi mori fjalën në seancën e betimit të Qeverisë Rama./Politiko.al

Comments

comments