Pas Noizy-t, edhe Beyonce me OTR

0

Beyonce ka konfirmuar zyrtarisht turneun botëror “On The Run Tour II” me Jay Z.

Mbretëresha e muzikës pop ka shfrytëzuar rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, për të konfirmuar turneun me bashkëshortin e saj.

Ajo publikoi një klip bardh e zi ku shfaqej në disa momente intime me reperin, dhe në disa pjesë të shkëputura nga turneu i parë me Jay-Z.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve është emri i turneut, OTR. Noizy ka qenë i pari që ka komentuar në postimet e Beyonce-s në Instagram.

Duke qenë i ngjashëm me labelin e reperit ai shkruan:

“E kemi me 3 jo me 2 me shpirti”! /LajmiFundit/