Pas vapës së madhe vijnë stuhitë (FOTO)

Vala e nxehtë e pagëzuar “Luciferi” që shkatërroi pjesën më të madhe të Evropës Jugore ka kaluar, dhe radhën ia la shirave të rënda dhe stuhive.

Spanja, Gjermania dhe Polonia kanë përjetuar shira të shumta këtë të enjte, duke pasuar sërish me temperatura ekstreme rreth 40 gradë celsius në fundjavë.

Ishulli spanjoll Ibiza regjistroi rreth 3000 rrufe në vetëm tre orë pasdite vonë dje, me 20 mm shi brenda një ore.

Vala e nxehtë e Luciferit ka shkaktuar rrebeshe për shkak të ngrohjes së ajrit rreth Mesdheut. Ajri i nxehtë është ngritur dhe tani ndërvepron me ajrin e ftohtë në majë të një sistemi ajror me presion të lartë dhe avulli i ujit pastaj kondensohet duke formuar hapa të mëdha stuhie.

Comments

comments