Pas Zvërlevskit shkarkohet edhe Xhelal Bajrami

Pas iniciativës për shkarkimin e Kryeprokurorit Zvërlevski, burime tona brenda BDI-së dhe LSDM-së flasin se në radhë për shkarkim është edhe zëvendësi i tij, Xhelal Bajrami. Bajrami është kuadër i BDI-së, ka qënë ministër dhe funksioner i lartë i BDI-së gjatë qeverisjes me VMRO-në, ndërsa si pasojë e disa skandaleve, atij nuk iu dha pozicion politik, por u shpërblye me postin e zëvendësprokurorit publik.

Xhelal Bajrami njihet si bashkëpunëtor i Gordana Jankullovskës, sidomos gjatë ngjarjes makabre të vrasjes në Liqenin e Smillkovës, kur ai bashkë me ish-ministren Jankullovska, dolën para mediave dhe me krenari e quajtën procesin “Monstra” ku u akuzuan disa shqiptarë të rajonit të Shkupit. Ky proces flitet të jetë i montuar dhe se të burgosurit shqiptarë janë të pafajshëm.

Pikërisht këto detaje dhe afërsia me VMRO-në e bëjnë Xhelal Bajramin të dyshimtë dhe me çdo kusht do të kërkohet shkarkimi i tij. LSDM nuk ka besim te Bajrami, ndërsa edhepërkundër afërsisë me kreun e BDI-së, për Bajramin janë kundër një pjesë e madhe e anëtarësisë së BDI-së dhe funksionerëve të saj, të cilët besojnë se ish ministri Xhelal Bajrami e ka dëmtuar rëndë partinë e tyre.

Comments

comments