PASOJAT DHE SHKAQET E GJYKATËS SPECIALE

0
8

Një grusht kriminelësh agresiv, e dyndën botën kundër një kombi me një dramë njerëzore një shekullore, dhe e vunë krimin individual të UÇK-së, mbi gjenocidin shtetërorë serb

Nga Nijazi Idrizi

Tribunali ndërkombëtar i Hagës për krimet e Luftës në ish Jugosllavi, pas 24 viteve e ka mbyllur misionin e vet, pa ndonjë aferë të theksuar padrejtësie. Aty, janë gjykuar 161 persona të nacionaliteteve të ndryshme (serb, kroatë, boshnjakë, shqiptarë), nga Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja dhe nga Kosova. Por kjo gjykatë doli se nuk ishte e mjaftueshme vetëm për shqiptarët.

Në dhjetor të vitit 2010, Këshilli i Evropës bëri publik raportin e senatorit Dick Marty, sipas të cilit një pjesë e udhëheqësve të tanishëm politik të Kosovës dhe udhëheqës e pjesëtarë të UÇK-së janë përgjegjës për vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor, trafikim droge, zhvatje, presion ndaj dëshmitarëve, presion dhe vrasje të kundërshtarëve politikë etj. Në atë kohë shoqëria kosovare dhe elita politike e Kosovës u gjetën të befasuar nga pretendimet e tij saqë Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, si kundërpërgjigje deklaroi se do ta padisë senatorin Dick Marty si shpifës. Kjo padi nuk është bërë kurrë.
Për ti hetuar pretendimet e Dick Martyt BE themeloi një task forcë hetuese, në krye me Prokurorin amerikan Williamson.

Derisa task forca e tij punonte për zbulimin e këtyre pretendimeve, pala kosovare lëre që nuk punoi për gjetjen e fakteve që ti hidhnin poshtë pretendimet e akuzave, por Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuqi, punuan fshehurazi për themelimin e Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve të UÇK-së. Gjatë viteve 2010-2011 në mes të Brukselit respektivisht task forcës hetuese (SITF-ja) të prokurorit Williamson, janë zhvilluar kontakte dhe takime të cilat do të përmbyllen me vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale.

Pas dështimit të parë, me luftën epike të kryeministrit Thaqi, Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 e miratoi themelimin e saj. Nuk u morën parasysh as rekomandimet për ndryshimin e emrit, që të emërtohet si Gjykatë për Krimet e Ndodhura në Kosovë, (nga frika se mund të irritoheshin serbët), e as ideja e Kryetarit të Kuvendit të Kosovë, Jakup Krasniqit, i cili pas deklaratës së Kryeprokurorit amerikan Williamson, se nuk ka siguruar prova për tregtimin e organeve, (kurth për Hashim Thaqin), propozoi të hidhet poshtë ajo, për shkak të rënies së akuzës kryesore dhe kërkoi që ajo të themelohet në Kosovë.

Gjykata Speciale u themelua me mbi 2/3 e votave. Themelimi i kësaj gjykate ka qenë një mashtrim, sepse si pjesë e sistemit juridik të Kosovës me mandat të pakufizuar, kjo gjykatë u bë me gjykatës, prokurorë dhe hetues të huaj, të cilët nuk i nënshtrohen asnjë institucioni vendor. Kjo ka qenë edhe e padrejtë sepse përgjegjës për të gjitha rrjedhat dhe jetën në Kosovë kanë qenë faktorët ndërkombëtar, derisa faktori vendor është mbajtur vetëm I informuar për jetën dhe zhvillimet në vendin e tyre, prej ditës së çlirimit deri në ditën e shpalljes së Pavarësisë.

Për më shumë, Gjykata Special u bë në kundërshtim me nenin 6.1. të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku kërkohet gjykim i drejtë, i cili duhet të shqiptohet nga gjykatat e themeluara me ligj. Madje, Gjykatat Speciale janë të ndaluara nga Kushtetuta e shteteve të Gjermanisë dhe Holandës, të cilat i njohin të drejtën e qytetarëve të tyre që të jenë të gjykuara nga një gjykatë ligjore apo e natyrshme. Edhe në Kosovë, krimet do të duhej të gjykohen nga gjykatat e rëndomta, në bazë të kritereve të përgjithshme: peshës së krimit, vendit ku është kryer dhe jo nga gjykatat e themeluara posaçërisht për krime të caktuara apo kriminel të caktuar.

Opinioni kosovar kurrë nuk ka dyshuar në qëllimet e mira e të ndershme të BE dhe të tjerëve, por ai ka kërkuar që krimet e supozuara, të gjykohen në gjykatat e rregullta të Kosovës, edhe për faktin se këtu ekziston dhe funksionon baza institucionale, e cila e bënë të mundur që gjykatat dhe gjykimet këtu, të mbikëqyren dhe të drejtohen nga faktori ndërkombëtar.

Ka dyshime se Gjykatat Special zakonisht nuk janë të paanshme. Ato zakonisht i themelojnë regjimet autoritare për gjykimin e kundërshtarëve politik. Në praktikë ato më shumë paraqesin fuqi ekzekutive, se sa drejtësi juridike.

Kosova e okupuar nga Serbia, dhe pas çlirimit e administruar nga ndërkombëtarët, nuk mundë të barazohet me Ruandën ose me Serbinë. Gjykatat special, marrin karakter ndërkombëtar, në rastet kur shtetet e pranuar ndërkombëtarishtë, bëjnë krime mbi shtetasit e tyre ose në shtetasit e shteteve tjera, në kundërshtim me drejtësinë ndërkombëtare, ndaj të cilës ka obligime.

Pa marr parasysh motivet e krijimit, themelimi i Gjykatës Special në Kosovë, sipas të drejtës ndërkombëtare nuk është e arsyetuar plotësisht. Kjo për faktin se një pjesë e krimeve kanë ndodhur në kohën kur EULEX-i ka qenë i ngarkuar me mision ndërkombëtar dhe kur drejtësia vendore nuk ka pas mandat. Faktikisht me themelimin e kësaj gjykate, ky mision ndërkombëtar (me afera tashmë publike), lirohet nga përgjegjësia dhe pa asnjë arsyetim vendoset një drejtësi e re, duke e lënë të hapur dyshimet për drejtësi të misioneve të tilla.

Në anë tjetër, vet emri i kësaj gjykate: Gjykata Speciale për krimet e UÇK-së, bënë fajtore një strukturë etnike dhe e shkelë parimin e barazisë karshi trajtimit të krimeve të kryera nga paramilitaret, ushtria dhe policia serbe në Kosovë, duke i dhënë asaj ngjyrë politike. Për më shumë, ajo me këtë emër, nuk ka mandat madje ti gjykoj as të akuzuarit eventual që kanë qenë me mision në UÇK, si p.sh. pjesëtarët e UDB-së serbe, SHIK-ut shqiptar, CIA-së amerikane e të tjerë, sepse ata do të ofrojnë dëshmi se nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së.

Shkaku që i ka tmerruar themeluesit e Gjykatës Speciale është numri i madh i gjykatësve të angazhuar dhe mundësia e akuzimit të një numri të madh të ish ushtarëve të UÇK-së, pa i përjashtuar as vet ata. Kjo Gjykatë, në raport me Tribunalin për krimet e luftës në ish Jugosllavinë, ka rekrutuar numër të dyfishtë të gjykatësve, gjithsejtë 19. Nëse Tribunali me staf të përgjysmuar (8 gjykatës), ka shqiptuar 161 dënime, Specialja (sipas kriterit të punës së normuar), duhet ti trajtoj mbi 320 persona për një numër të madh “të krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera të rënda”, siç tha zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat këtu do të gjykohen.

Themeluesit e gjykatës, po dyshojnë se nga një numër kaq i madh i të akuzuarve, disa argat të tyre do ti implikojnë edhe ata si urdhërdhënës, ose do ta detyrojë pjesën e krimit të organizuar ti qërojnë hesapet me njëri-tjetrin dhe do ta kenë fatin e viktimave të tyre.

Comments

comments