Patriku serb: Zgjidhja për kishën ortodokse të Maqedonisë është vetëm përmes kishës ortodokse serbe

0

Kërkesa e kishës maqedonase që ajo bullgare të jetë kishë amë, nuk ka asnjë bazë kanonike dhe historike dhe është dëshmi për mospjekuri”, deklaroi patriaku serb Irinej në një intervistë për TV Hram. Sipas tij, zgjidhja e vetme për kishën ortodokse maqedonase është bashkësia me kishën ortodokse serbe.

“Nuk dua të lëndoj askënd, po është fakt që atë që e kanë bërë tani me kërkesën ndaj kishës bullgare, nuk ka asnjë bazë kanonike dhe historike dhe është dëshmi për papjekuri. Tregojnë papjekurinë e tyre që të zgjidhin çështjen e tyre, duke mohuar situatën në të cilën gjenden. Problemet mund t’i zgjidhin vetëm në bashkësi me kishën serbe, të cilën e kanë mik të sinqertë, por fatkeqësisht këtë nuk e bënë”, tha Irinej.

Ai shtoi se i vjen keq për popullin në Maqedoni, pasi sipas tij, është fetar dhe i pastër dhe meriton që kjo çështje të zgjidhet në mënyrën më të mirë.

Komentet

komentet