Për Ajkunen këngëtaret tona shkojnë nga Kosova në Zvicër

0

Quhet Ajkuna dhe që nga emri kuptohet se është e veçantë. Emrin e saj e kishim dëgjuar prej kohësh, si një ndër artistet e parukerisë më të afirmuara në Zvicër, ku prej vitesh zhvillon sukseshëm veprimtarinë e saj. U shndërrua në brend falë kreativitetit e cilësisë dhe sot e njohin shumë njerëz, ja pëlqejnë punën, e ndjekin në rrjete sociale, e mbi të gjitha janë klinete të saj. Klientela e Ajkunes përbëhet nga femra të nacionaliteteve të ndryshme, të cilat u besojnë verbërisht ideve dhe duarve të saj. Dhe, Ajkuna gjithmonë e bënë më të mirën, sipas trendit, por edhe fantazisë së saj artistisitke, tashmë të njohur.

Kush është Ajkune Ahmetaj?

Me origjinë nga Jezerci i Ferizajt, por që jeton e vepron në Zvicër. Në vitin 2006 nisi me zanatin për frizere, për çka ka studiuar për tre vite. Pasi e përfundoj me sukses aftësimin profesional, ajo hapi sallonin e saj në 5722 Gränichen, në kantonin e Aargaut. Me të shpejtë puna e saj ra në sy dhe kështu ajo u shndërrua në një nga frizeret e preferuara të shumë femrave. Ajkuna nuk ëhstë ndalur asnjëherë në rrugën drejtë avancimit profesional. Ajo ka bërë një master klasë tek Mounir, që është njëri ndër stilistët e flokëve më të njohur në botë.

Më e mira për extentions

Parukierja e njohur shqiptare para tre vitesh ka sjellë koleksionin e saj të extentions (shtojca flokësh) dhe aktualisht është e vetmja shqiptare që ka linjen e extentions me emrin e saj, që njihet shumë për kualitetin e pa krahasueshëm që posedojnë. Flokët e saj extentions përdoren në videoklipe, reklama e kudo. Së fundi, Ajkuna ka lansuar edhe linejn e limituar të Lipstik-ut me emrin e saj, me çka ka vënë një rekord, pasi të gjithë lipstikët (buzkuqët) janë shitur vetëm për pesë ditë.

Estrada te Ajkuna

Ajkuna ka klientelë të gjërë, që përbëhet nga femra të profileve të ndryshme. Sigurisht që kliente të saj janë edhe shumë nga të famshmet tona, si Loredana Zefi, Remzie Osmani, Kida, Rina Balaj, Motrat Mustafa, Vjollca Haxhiu, e shumë të tjera.

Ajkuna tregon se prej pak muajsh ka hapur edhe sallonin e dytë, ku po ia del shumë mirë. Për momentin aty ka gjashtë punëtore dhe çdo gjë po shkon sipas parashikimeve.

Ajkune Ahmetaj, femra që krijon art në kokat e klienteve të saj, që i bënë ato të duken herë madhështore, klasike, moderne, cool, ekeperimentale, nuk ndalet. Aktiviteti i saj vazhdon, duke treguar se femrat shqiptare dijnë, duan dhe ia dalin edhe jashtë kufinjëve. /Zhurnal/