Për pronarët e restoraneve dhe të zotët e dasmave

TË NDERUAR: Për mysafirët tuaj ju bëni përgatitjen më të mirë të ushqimit, dhe kjo është nderë dhe traditë që duhet bërë çdo dasmorë. Ajo që është mirë ta bëni dhe të ju llogaritet mirësi dhe shpërblim është që: Ushqimin e mbetur, e i cili është me bollëk dhe me kualitet, ta shpërndani nëpër familje që kanë nevojë, në vend se të hudhet në bërdhog (mbeturina). Bëjeni këtë në emër të SADAKASË me nijet që Zoti të ju ruan juve dhe çiftin bashkëshortorë apo fëminë e synetisë. Këtë bëjeni vetë ju, ose ne mund të ju ndihmojmë përmes aktivistëve të Departamentit të të rinjve pran KBI Bujanoc. ( 063 731 7759 dhe 063 860 0781) Se sa ka vlerë kjo Sadaka që e jepni, ndiqeni këtë ngjarje në kohën e Sulejmanit a.s.

” Në kohën e Pejgamberit Sulejmanit a.s. ndodhi një dasmë. I Zoti i dasmës e ftoi Pejgamberin Sulejmanin a.s. dhe kërkoi premtim që të merrte pjesë në atë dasmë. Pejgamberi Sulejmani a.s. i premtoi se do të merrë pjesë në atë dasmë. Pas kësaj menjëherë erdhi Xhibrili a.s. dhe e informoi Sulejmanin a.s. se ditën e dasmës do të vdes dhëndëri. Sulejmani a.s. i pikëlluar nga ky lajm vendosi që të mos marrë pjesë në dasmë nga keqardhja. Të nesërmen edhe pasi u krye dasma, asgjë nuk ndodhi me dhëndërin. Menjëherë erdhi i zoti i dasmës te Sulejmanit a.s. i hidhëruar nga mosardhja edhe pse i kishte premtuar. Sulejmani a.s. mbasi u ndie keq kërkoi nga Allahu sqarim për këtë. Xhibrili a.s. e informoi se: Në ditën e dasmës pasi u shtrua ushqimi erdhi një i varfër e i uritur dhe kërkoi ushqim. I zoti i dasmës e mori dhe ia servoi ushqimin që e kishte përgatitur për Sulejmanin a.s. e që ishte ushqim i dalluar. Pasi e hëngri i varfëri këtë ushqim dhe çka mori me vete,, iu drejtua Zotit me lutje duke thënë: O Zot, jepi jetë të gjatë dhëndërit. Këtë lutje të këtij nevojtari, Zoti e pranoi dhe i caktoi jetë të gjatë. Për këtë ushqim, dhe për atë dua, Zoti e ruajti dhëndërin dhe i caktoi jetë të gjatë ” VEPRONI EDHE JU KËSHTU QË ZOTI TË JU RUAN TË GJITHËVE. Amiin.

Ragmi Destani

Comments

comments