Me përçarjen e BESËS u përçanë edhe deputetët, ja kush me kë? (FOTO)

0

Me përçarjen e djeshme edhe zyrtarisht të Lëvizjes BESA, ky sindrom përfshiu edhe 5 deputetët e saj, që u panë të ndarë në dyja taboret.

Siç mëson INA nga burime partiake, në krahun edhe udhëhequr nga Bilall Kasami janë dy deputetët Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli. Këta dy deputetë njihen si pjesë e RDK-së së përçarë, dhe që kanë dalur nga elektorati i i ish-kësaj partie.

Ndërsa në krahun ku kryetar u zgjodh Nexhbedin Kahremani janë tre deputetë: vetë kryetari Kahremani, i cili filoi mandatin pas dorëheqjes së Kasamit në zgjedhjet e fundit, Afrim Gashi dhe Rexhep Memedi.

Me këtë do të marrë fund funksionimi i grupit parlamentar të Lëvizjes BESA. Ndërsa nuk dihet se si do të funksionojnë ata. Kjo përçarje e krerëve të BESËS është përjetuar rëndë tek elektorati i saj.

Kush janë deputetët

 

AFRIM GASHI 

Anëtar i partisë BESA. I lindur më 9.11.1977 në Shkup. Jurist i diplomuar dhe ish-gazetar.

E-posta:[email protected]

NEXHBEDIN KAREMANI

Anëtar i partisë BESA nga Tetova. Me profesion eshte mjek.

REXHEP MEMEDI

Anetar i Levizjes BESA. U lind me 17.11.1980 ne Studenican te Shkupit. Me profesion eshte mjek, specialist i pediatrise.

TEUTA BILALI  

Anëtare e partisë BESA. E lindur më 25.5.1980 në Tetove.

E-posta:[email protected]

FADIL ZENDELI 

Anëtar i partisë BESA. I lindur më 10.6.1967 në Gostivar. Doktor i shkencave ne ekonomi

E-posta:[email protected]

Komentet

komentet