Përfundojnë xhirimet e filmit “Hajnat e Kosovës”

Filmi “Hajnat e Kosovës” është komedi me një stil të lirshëm dhe gati irracional, ku përmes ironisë, batutav dhe paradokseve trajton problematikat e Kosovës, ku dikush për të mirën e vendit është bërë milioner “Sa për idare” e dikush tjetër “Sa për idare” vjedh.

Pra gjithçka në Kosovë bëhet sa për idare.

 “Hajnat e Kosovës” është prodhim i Produksionit “FURRA” dhe së shpejti, varësisht nga marrëveshja, do të transmetohet në njërin prej kanaleve televizive dhe më pas do të jetë online në platformën www.gjirafa.com.

Në këtë film luajnë aktorët: Bashkim Alaj,Besfort Berberi, Besart Zeneli, Blin Sylejmani, Flutur Mustafa dhe Fatos Berisha. Producent dhe skenarist është Agush Mulliqi, regjia nga Arlinda Morina ndërsa skenograf Dhurim Ismaili. /Zhurnal/

Comments

comments