Përmes grafiteve, serbët kërkojnë drejtësi për Ivanoviqin

0

Tre muaj pas vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, ende nuk ka ndonjë të dyshuar për rastin.

E sot kur shënohen pikërisht tre muaj që pas vrasjes së tij, grafite me imazhin e Ivanoviqit janë vendosur në disa ndërtesa në Mitrovicën e Veriut, siç thuhet atje,  për të bërë një lloj presioni ndaj prokurorisë që të ecet më shpejt me hetimin e vrasjes, transmeton lajmi.net.

Ndryshe, lideri i SDP-së, Oliver Ivanoviq, u vra më 16 janar para zyreve të partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Trupi i tij u varros në Beograd, e ndërsa ende nuk ka ndonjë të arrestuar për rastin./