Piçat

Nga Sulejman Mehazi/

Pleqtë e ndershëm të qytetit tim Tetovës, kur kishin të bëjnë me llojin e personave me karakter, vetëdije e moral të dyshimtë, u thonin piça. Fjalën, piç, e ka shprehur dhe Gjergj Fishta në poemën e tij dramatike: “Gomari i Babatasit”: “Por që sod, qi disa piça/-Qi po mbahen për ogiça”. Për të mos filozofuar, shkurt e qartë, fjala piç, e ka kuptimin e burrave kurvarë, merraklitë e grave të huaja. Për shkak se s’dinin si t’i quanin ndryshe, jo se ishin dashnorë,  ata s’kishin lidhje me dashurinë, por me përgojimet, thashethemnajat, shpifjet ndaj grave të qytetit tonë. Grave jo vetëm që ua dinin emrat e burrave, por edhe emrat dhe historitë e tyre pikë për pike, e pe për pe. Piçat e atëhershëm jo që janë zhdukur, por na janë shtuar me të madhe, i kemi kudo, që nga instancat më të larta shtetërore deri në familjet më të thjeshta. Lele piçat e sotëm sa e mbajnë veten, sa elegantë e pedantë janë, sa oratorë e poliglotë, janë në gjendje të flasin në  gjuhën që e flasin gratë e huaja. Piçat e sotëm sa të edukuar e të sjellshëm bëhen para grave të huaja, e sa të këqi e të ashpër para grave të veta. Fytyrat, mjekrat e tyre çdo herë i kanë të hekurosura e të pispillosura me çfarë do lloj kremërash e parfumesh, flokët e tyre çdo herë të ngjyrosura korb të zeza, çdo ditë ruhen te berberët sa që kurrë në suratet e tyre nuk mund të vëresh bile një qime për të mos marrë mësyshë. Piçat s’dinë të bëjnë dallime, fare kufiri s’kanë, ata me sytë e tyre prekin çdo kund, në familje, punë, kolege, farefis, në kojshi, mëhallë e kudo. Keni vërë re, piçat, kur janë me miq e shokë sa të ditur e të mençur mbahen, sa patriotë e kombëtarë thua t’i se ke të bësh me një shqiptar me plotë kuptimin e fjalës, lele sa shpejt hallakaten, sapo afrohen gratë e huaja, dituria, mençuria, patriotizmi e kombëtarizmi i tyre transformohet në epsh e turp, para grave të huaja sytë e piçave shdrrohen në tetë, veshët në dymbëdhjetë, mendja në 24, kurse eksitimi epshor i piçave në 100%.

Piçat i kemi çdo kund, në institucionet më të larta shtetërore, juridike, ekonomike, policore, shëndetësore, arsimore, religjioze, tregtare, mediatike. Piçat se duan punën, por femrat, prandaj vrapojnë e avansohen më shumë nëpër partitë e ndryshme, për të piçëruar, e jo për të realuzuar kërkesat e qytetarëve. Prandaj, jemi në këtë gjendje të mjerueshme morale, sociale, ekonomike e politike për shkak piçërimeve të shumta shtetërore, kombëtare, arsimore e familjare. Rofshin piçat, hosana baraba!

Comments

comments