Pique kërcënon Realin pas gjestit që bëri ndaj presidentit të La Ligas...

Pique kërcënon Realin pas gjestit që bëri ndaj presidentit të La Ligas (Video)

Gerard Pique mendon se Barcelona ende mund ta fitojë La Ligan

Barcelona ka bërë një tjetër gabim në La Liga, duke barazuar 1:1 me Villarrealin, që mbetet kështu pesë pikë prapa Real Madridit, derisa “Los Blancos” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe diferenca mund të shkojë në tetë pikë, transmeton Gazeta Express.

Por, Pique, i cili është në qendër të vëmendjes pas gjestit që bëri ndaj presidentit të La Ligas, tha se Barcelona mund ta fitojë titullin – pavarësisht se janë shumë prapa rivalit të përbetuar.

“Titulli më i komplikuar tani? Jo edhe shumë. Tani duhet të mendojmë që të përmbysim rezultatin ndaj Bilbaos për të kaluar më tej në kupë, pastaj për ndeshjen e radhës në La Liga ndaj Las Palmas. Ne ishim superior ndaj Villarreal. Jemi të bindur se titulli nuk është i humbur, ne ende mund ta fitojmë atë”, deklaroi Pique, shkruan AS. /Express/