PITU GULI NUK ISHTE SHQIPTAR POR VLLEH

Arben LLALLA*

Disa historian shqiptar dhe sllavo-maqedonas shkruajnë dhe deklarojnë se Pitu Guli, një kryengritës i Ilindenit të 1903 ishte shqiptar. Por nuk ka asnjë dokument historik që vërteton se ky kryengritës i Ilindenit të ishte shqiptar, miti se Pitu Guli ishte me origjinë shqiptare nga babai dhe në kryengritjen e Ilindenit ka pasur forca kryengritëse shqiptare e kanë krijuar këtë ideologji sistemi i pushtetit 45 vjeçar komunistë për të arritur qëllimet e veta. Për shumë vite në Maqedoni për qëllimet e bashkim-vëllazërimit midis shqiptarëve dhe sllavëve pushteti komunist i ish-Jugosllavisë krijoj ngjarje historike të paqena dhe të pa vërteta. Një ndër mitet ideologjike të krijuara është pjesëmarrja e shqiptarëve në kryengritjen e Ilindenit dhe prejardhja shqiptare një nga figurave kryesore Pitu Guli i cili ishte vlleh. (Vllehët e marrin përcaktimin kombëtar në bazë të shteteve ku jetojnë si p.sh vllehët e Greqisë janë grek, vllehët e Shqipërisë janë shqiptar, vllehët e Bullgarisë janë bullgarë etj., dhe është e natyrshme që vllehët të kontribuojnë për shtetet ju janë shtetas dhe të nderohen në këto shtete).

Ndoshta ka pasur ndonjë individ shqiptar i cili ka qenë i ndjekur nga pushteti osman, kundrejt ndonjë pagese në të holla, por këto hyjnë në raste të interesave personale dhe jo kombëtare.

Në mungesë të informacione të plota me dokumente të shkruara për të vërtetuar origjinën e figurës së Pitu Gulit na e tregojnë fotografitë e tij. (Kot nuk thonë se një foto flet shpeshherë sa njëmijë fjalë) Veshja e tij ishte kombëtare bullgare, por edhe aktiviteti dhe të gjitha ngjarjet e familjes së tij lidhen me Bullgarinë dhe jo shqiptarët dhe Shqipërinë. Nëse do vërejmë me kujdes ai mban një kapele të tipit sllavë me një mbishkrim dhe me kafkën e njeriut. Guli ishte anëtar i IMRO, dhe historikisht nuk është vërtetuar që ndonjë shqiptar të ketë qenë anëtar i kësaj organizate bullgare. Në çdo fotografi që ka dalë Pitu Guli nuk është vërejtur asnjë shok pranë tij me veshje kombëtare shqiptare, siç dihet shqiptarët asnjëherë nuk kanë vepruar vetëm pa ndonjë bashkëkombës. Duhet të shtoj se historikisht shqiptarët të cilët kanë marrë pjesë në ushtritë e huaj ndër shekuj janë dalluar nga veshja e tyre kombëtare, qoftë në ushtrinë osmane, greke e deri në atë gjermane në trupat SS.

Sa për atë shpjegim që emri Pitu dikush përshtat në Pjetër dua të sqaroj se emri Pjetër i përket besimit fetar katolik dhe jo ortodoks. Emri Pitu mund të jetë në përshtatje me emrat fetar ortodoks Petro, Piter, Petrov. Siç dihet Pitu Guli ishte ortodoks dhe jo katolik. Emër Pitu e ndeshim vetëm tel vllehët.

Si historian nuk bashkohem me mendimet e shprehura të Vllado Popovski dhe të disa historianë shqiptar që deklarojnë pa vërtetësi dhe pa ndërgjegje profesionale se shqiptarët kanë dhënë kontribut të madh në kryengritjen e Ilindenit më 2 gusht të vitit 1903. Ato zëra që thonë se shqiptarët kanë kontribuar me armatim duhet të dinë se shqiptarët kanë bërë biznes, duke ua shitur armatimin dhe jo dhuruar. Është njëlloj si në luftën e 1999 dhe 2001, ku mundet që ndonjë sllavë për përfitime ekonomike tu ketë shitur armatim UÇK. Më vjen keq që po sjell një shembull kaq banal, por duhet tu japim përgjigje pseudo historianëve të cilët e shkruajnë historinë në bazë të interesave politike dhe ekonomike. Kryengritja e Ilindenit të 1903 ishte me karakter bullgar dhe fetar të sektit ortodoks të kishës së pavarur bullgare. Historiani i vërtetë nuk bënë asnjë marrëveshje në dëm të historisë reale, prandaj publikisht i ftoj në debat të hapur të gjithë ata historian dhe akademik sllavë apo shqiptar që të sqarojmë njëherë e përgjithmonë çështjen e shqiptarëve në kryengritjen e Ilindenit të 1903 dhe origjinën shqiptare të Pitu Gulit.

Shqiptarët dhe Shqipëria kanë shumë figura të ndritura kombëtare dhe nuk e shikoj të arsyeshme të privatizojmë figurat lokale të kombeve të tjera.

 

 

Historian

Comments

comments