Plagoset me armë 25-vjeçari në Memaliaj, në kërkim autori

Një i ri ka mbetur i plagosur gjatë ditës së sotme në Memaliaj si pasojë  e një prite një person ende i paindentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në aksin rrugor rural Buz- Memaliaj, në fshatin Xhafaj, bashkia Memaliaj.

Dy shtetasit D.H. dhe D.M., të dy banues në Memaliaj duke udhëtuar me mjetin tip “Ford” me targa AA275EH janë qëlluar nga një person i paidentifikuar me armë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur 25-vjeçari me iniciale D.M., i cili është shoqëruar në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Comments

comments