Plaku 71 vjeçar për pak i shpëton vdekjes, muri i betonit bie mbi shtëpinë e tij në Tetovë

0

Plaku Ilmi Imeri ka pasur fat që ka shpëtuar nga vdekja, pasi që nga rreshqitja e dheut si pasojë e reshjeve një murë masiv ra mbi kulmin e shtëpisë së tij në Tetovë.

Ndërhyrja e fqinjve me shpejtësi kanë bërë që të evakuojnë shpejt 71 vjeçarin. Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20.00, kur një mur betoni me lartësi prej 10 metrave ka rënë mbi kulmin e shtëpisë së pasojë e rrëshqitjes së tokës, nga reshjet që për dy ditë nuk ndaluan në Tetovë.

“Dëgjova një zhurmë të madhe, sikur kur ka ndonjë stuhi të fuqishme. Të gjithë fqinjët dolëm dhe kemi parë se si muri i lartë i betonit kishte rënë mbi shtëpinë e Ilmiut. Ne hymë shpejt në shtëpinë e tij dhe e nxorrëm, para se të bie komplet muri”, rrëfen fqiu i tij.

Incidenti mund të ishte fatal para një jave po të kishte ndodhur kjo që ndodhi mbrëmë, pasi që pesë fëmijët dhe nusja e djalit të Ilmiut kishin ardhur nga kurbeti dhe po kalonin disa ditë në shtëpi, ndërsa vetëm para një jave ishin larguar.

Shtëpia e tij edhe ashtu ishte e vjetër, ndërsa Ilmiu tashmë disa vite në pension jeton me 8 mijë denarë në muaj. Ai natën e ka kaluar tek fqinjët, pasi që shtëpia nuk është e sigurt, ndërsa ka bërë të ditur se nga dita e hënë do të kërkojë ndihmë në komunën e Tetovës. (INA)

Komentet

komentet