Plani B i Selës

Urim SALIHU

Kur e sulmuan Selën ne të gjithë reaguam ashpër.Sulmi qe barbar dhe nuk ka dyshim.Por ajo i përketë së shkuarës.Ajo s’ka fare më të bëjë me qeverinë në të cilën është pjesë edhe Sela dhe që pretendohet të jetë reformatore.Sikur Sela që në atë moment t’i jepte fund politikës ne do i përkuleshim.E ngritëm në qiell dhe menduam se ai mund të bëjë gjëra ndryshe .Por ai tashmë është pjesë e qeverisë.Na intereson veprimi i tij politik , as plani A ose B i tij.Nuk na intereson as nëse shkrihet Aleanca, as nuk na intereson se ministrat e tij cilin emëruan apo shkarkuan.Ne duam të shohim atë shqiptarin e vërtetë , atë politikanin e vërtetë të premtimeve të mëdha.
Ai i ka hyrë një valleje të re.Që ta lëshojë qeverinë nuk ka shansë sepse plani B i tij nuk është më i madh se Plani A i ndërkombëtarëve.

Nëse këto deklarata janë vetëm spektakle të rradhës për zgjedhjet lokale ose për të justifikuar qëndrimin e tij në qeveri kur 100 ditëshi po mbaron është tjetër gjë , sepse përkundër të gjithave ai më parë do hyjë në skanerin e votuesve .Ata e dijnë tashmë veprimin e secilit lider.

Sela ashtu si partitë tjera të koalicionit në 100 ditëshin e parë duhet të dalin të japin sqarime si kanë qeverisur dhe jo gjithë kohën nëpër media të tregojnë histori të kaluara .Neve na intereson se cfarë bën kjo qeveri e re.Me skenaret tjera le të merret drejtësia.Sela bashkë me tjetër e kanë në dorë qeverinë dhe le ta ndryshojnë drejtësinë që të zbardhin atë kush e rrahu atë.Sela bashkë me partitë tjera e ka në dorë ta bëjë ndryshimin dhe ne nuk do ia lejojmë arsyetimet, as justifikimet sepse ka hyrë në qeveri jo si triumfator, por fati e deshti të ndodhet aty për shkak të matematikave.

Urëdhëro Sela dhe vepro.Plani A apo Plani B ska rëndësi për ne.Frenat e pushtetit i ke në dorë dhe vepro dhe mos na rrëfe histori që ne i dijmë.

Comments

comments