‘Pleqtë e partisë’, apo kandidatë të rinjë për kryetarë komunash

Partitë politike kanë filluar të lakojnë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Opinioni pret që garuesit për zgjedhjet lokale të jenë kuadro të reja që do ti japin zgjidhje problemeve me të cilat ballafaqohen shumica e qyteteve në Maqedoni.

Partitë politike duhet të ofrojnë kuadro të cilët do të tregojnë më shumë përkushtim për menaxhimin më të mirë të komunave, thekson Besa Kadriu nga Fakulteti i Administratës Publike në UEJL.

Sipas saj, kandidatët e rinjë për komuna nuk duhet të jenë nën ndikimin e politikave ditore.

„Nevojiten njerëz që do të tregojnë profesionalitet, njerëz që do të dëshmojnë se qëndrojnë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Kjo për faktin se komuna është autoriteti përmes të cilit qytetarët i realizojnë nevojat e tyre”, thekson Kadriu.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve INA mëson se shumica e partive politike kanë vendosur të garojnë me kandidatë të vjetër, të cilët tashmë kanë kryer disa mandate, duke mos sjellë asgjë të re nëpër komuna.

Situata aktuale, sidomos në komunat shqiptare është e rëndë, ato ballafaqohen me mungesë të fondeve, borxhe të mëdha, llogari të bllokuara dhe shumë probleme tjera. (INA)

 

 

 

 

Comments

comments