Po lëkundet koalicioni edhe në Bujanoc

Pas ndërrimit të pushtetit të ri qeverisës në Preshevë, kanë filluar lëvizjet për ndryshim të koalicionit edhe në Bujanoc.

Sipas informacioneve të sigurta të TV Spektrit në Bujanoc, dy këshilltar komunal nga radhat e LPD-së të Jonuz Musliut dhe një këshilltar i koalicionit në pushtet PVD-UDSH po e zhvillojnë pazarin për të kaluar në anën e PD-s në opozitë e cila udhëhiqet nga kryetari i saj Mr.Dr.Nagip Arifi.

Me këtë rast koalicini qeverisës i PVD-së mund të mbetet opozitë ndërsa koalicioni i ardhshëm i mundshëm i Partisë Demokratike dhe SNS mund të arrijë numrin prej 21 këshilltarëve në Kuvendin e Bujanocit./presheva.com/

Comments

comments