Poema dramatike Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përmbyll turneun në Europë

0

Aktori i madh Xhevat Limani, themelues dhe drejtues i Teatrit shqiptar në Amerikë ne mars dhe prill të kėtij viti, përmes poemes dramatike të titulluar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” ngjallli dhe solli Skenderbeun ne Europė. Zoti Limani mbajti turne ne Kalabri dhe Sicili, për ta përmbyllur ate me shumė sukses në Stuttgart të Gjermanisë. Për të përcjellur 63 minuta të përmbushura plot emocione, kishin ardhur personalitete nga bota diplomatike, artistike si dhe shum dashamir të teatrit nga Gjermania, Zvicra dhe Franca. Nga Kosova kishte ardhur zonja Shyhrete Kastrati, drejtoresh e Qendrës kulturore shqiptare për diasporë.

Aktori Xhevat Limani me një përvojë të gjatë si aktor, regjisor dhe autor na solli ne vitin e Skenderbeut një kryeveper prej monologjeve të fuqishme dhe tingullit magjik të sopranes Era Hoxha me nje lehtësi dhe mjeshtri të pėrsosur artistike. Dhe e tëra kjo mveshur me nurin e një misioni, një porosie të madhe kombëtare, për rrugëtimin vetëm shqipërisht të kombit shqiptar. /BotaPress/

Shqipe Kajtazi Bytyci

Komentet

komentet