Policia anulon koncertin e Gold Ag-së (Foto)

Mbrëmë ishte paraparë që reperi Gold AG të performonte në qytetin e Kamenicës, ku sigurisht ishin mbledhur të gjithë fansat e tij për ta dëgjuar.

Por, diçka shkoi keq dhe koncerti u anulua nga policia, por reperi u premtoi qytetarëve të Kamenicës që këtë koncert do ta zëvendësojë me datë 6 gusht.

““FALEMINDERIT KAMENICË ❤Edhe pse nuk munda që të këndoj shkaku që u ndalu muzika nga policia, ju kërkoj falje nga zemra. Por këtë pritje do ta zëvendësoj me datën 06 Gusht në vendin e njejtë @thewalllounge. Faleminderit edhe njëherë dhe shihemi të Dielën ❤❤❤❤❤” ka shkruar Gold Ag  në Instagram./10minuta/

gold kamenic

Comments

comments