Policia merr në pyetje një ish ushtar të UÇK-së, sepse kritikoi BDI-në!

Policia merr në pyetje një ish ushtar të UÇK-së, sepse kritikoi BDI-në!

Arbëror Velica nga Dibra është ftuar të merret në pyetje në stacionin policor në këtë qytet vetëm për shkak se e kritikon kryetarin e komunës, Ruzhdi Lata.

“Mendoj se bëhet fjalë për presion ndaj meje prej djalit të kryetarit të komunës, Bajram Lata për shkak të shkrimeve kritike që kam pasur ndaj kryetarit të komunës. Nuk jam i vetmi që i bëhet presion në Dibër prej djalit të kryetarit të komunës, por mendoj se jam i pari që e denoncoj”, deklaroi Velica për Gazetën Lajm.
Ai ka dërguar edhe ftesën e policisë drejtuar atij.
“Tua them të drejtën edhe policët që më morën në pyetje u shprehën të habitur kur e panë se pse jam ftuar. Më mbajtën afër një orë dhe më liruan me verejtje me shkrim”, shton Velica.

Ai nuk ndërpret me kaq akuzat e rënda në adresë të kreut të komunës.

“Krejt kjo urejtje e imja vjen si pasoje e asaj se ne grup Udbashesh kane zaptuar Dibren. Pa lejen e tyre asgje nuk behet ne Diber. Jam nje ish Ushtar i UCK dhe jam degraduar nga ana e BDI deri ne ate shkalle saqe per te fituar buken e gojes jam i detyruar te laj vetura”, thekson Velica në deklaratën e tij për Gazetën Lajm.
Gazeta Lajm pret reagim edhe nga komuna e Dibrës për këtë rast, me premtim se do ta botojmë sapo të na e dërgojnë në adresën lajm@t.mk ose ne fan pagen tonë në facebook. (Lajmpress)

PicsArt_03-18-10.09.46