Policia që thyente dyert e shqiptarëve, nuk bastis shtëpinë e huliganit maqedonas sepse “dera ishte e mbyllur”

Nuk kanë të ndalur skandalet e policisë lidhur me hetimet kundër huliganëve që kryen sulmin e përgjakshëm ndaj Parlamentit të Maqedonisë më 27 prill. E njëjta polici, që thyente dyert e shqiptarëve gjatë bastisjeve në rastet si Sopoti, Brodeci, Monstra, Lagja e Trimave, e shumë raste tjera, nën udhëheqjen e ministrit Agim Nuhiu, po tregohet tepër e butë gjatë bastisjes dhe hetimeve kundër huliganëve që morën pjesë në sulmin e 27 prillit. Kulmi i ironisë është shënuar të enjten në Kumanovë, ku policia ka shkuar te shtëpia e një huligani të dyshuar, por është kthyer me arsyetimin se “askush nuk e hapi derën”, shkruan Gazeta Lajm. Këtë e konfirmon edhe vetë Ministria e Punëve të Brendshme me njoftim zyrtar.

“Më datë 18.05.2017 disa policë nga SPB Shkup kanë vepruar në bazë të urdhërit të dhënë nga Gjykatësi i procedurës paraprake për kryerjen e bastisjes në shtëpi dhe hapësira tjera të personit I.J. (46) nga Kumanova, por bastisja nuk është kryer sepse askush nuk e hapi derën”, thuhet në njoftimin zyrtar të MPB-së.

Metoda të dhunshme policia maqedonase, përveç ndaj shqiptarëve, përdorte edhe ndaj personave politikisht të papërshtatshëm.

 

 

 

Comments

comments