Popovski e sulmon Edi Ramë, mos u ‘kruaj’ me Maqedoninë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë akuzoi Tiranën dhe Prishtinën për ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendit. Nikola Poposki tha se, një ndërhyrje e tillë e një kryeministri apo presidenti të një vendi fqinj nuk është e sjellshme dhe as e përshtatshme, duke iu referuar takimeve që krerët e Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluan me faktorin politik shqiptar të Maqedonisë.

Kryediplomati maqedonas vlerëson se, një ndërhyrje e tillë dërgon sinjale të gabuara në rajon, sidomos kur bëhet pas zgjedhjeve demokratike dhe para se të formohet Qeveria e re e Maqedonisë.

“Një qasje e tillë, në një vend me tradita multikulturore, është e rrezikshme dhe shumë larg praktikës së fqinjësisë së mirë”, deklaroi Popovski.

Sipas tij, nëse të gjithë në rajon janë dakord se e ardhmja është Evropa, atëherë duhet punuar së bashku për prosperitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Ai theksoi se Maqedonia ka qenë gjithnjë e drejtë në bashkëpunimin me fqinjët dhe se do të ishte shumë mirë, nëse ata i bashkohen Shkupit, jo të vendosin mina në këtë rrugë.

Comments

comments