Popovski kontra Gruevskit, qeveria mund të formohet pa mandat të Ivanovit? (Foto)

Popovski kontra Gruevskit, qeveria mund të formohet pa mandat të Ivanovit? (Foto)

Në nje intervistë për televizionin proqeveritar Alfa, eurodeputeti sllovak Eduard Kukan ka deklaruar se gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm maqedonas, Nikolla Popovski, ministri Popovski e ka informuar se në Maqedoni ka dy mundësi për formim të qeverisë.

Popovski ka thënë se njëra mundësi është dhënia e mandatit nga presidenti i shtetit, kurse mundësia tjetër ajo që Parlamenti të mblidhet dhe shumica të zgjedh kryetarin e Parlamentit, të votojë kryeministrin dhe qeverinë, transmeton Gazeta Lajm.

“Kjo mund të shkaktojë luftë, reagime të fuqishme”, ishte reagimi i cuditshëm i gazetarit të televizionit Alfa.
“Jo, ministri Popovski më ka thënë se kjo është mënyrë kushtetuese. Është pak më senzitive, por është kushtetuese”, u kundërpërgjigj Kukan.

20170318_185608