Porosi nga diaspora drejtuar Ali Ahmetit!

Nga: Premtim Dema

Leter e hapur drejtuar z.Ali Ahmeti dhe udhëheqsisë së BDI-së
Në kohën më të vështirë ua dhamë besimin edhe ishim ata që ndihmuam luften heroike te UÇK-së për një të ardhur më të mirë për Popullin Shqiptar në trojet Etnike Shqiptare të ish- Jugosllavise.
Prej kur e keni marrë Ju përgjegjsinë që të udhëheqni me popullin Shqiptar kemi pasur deshtime te një pasnjëshme dhe me pasoja katastrofale dhe për pasojë kemi pasur përkeqsim permanent të gjendjes së Shqiptarëve në Republiken e Maqedonisë.
Me zgjedhjet e kaluara situata ne vend ndryshoj,dhe ju z. Ahmeti jeni nënshkruesi i Platformes per avansimin e te drejtave te Shqiptarve në Republiken e Maqedonisë.
Platforma e cila kishte idene e koordinimit partiak për mbrojtjen e intersave Kombëtare.
Atëher perse na nxorrët politikanin më të korruptuar të partis tuaj si kandidat per komunen e Struges?
Përse nuk ndoqët rrugën e z. Ziadin Sela me komunen e Kerçoves?
Pse nxorrët kandidat për Strugën edhe atë njeriun më të korruptuar që keni, sepse keni shumë,por ky është shampion në korrupsion?
Pse nuk mbani fjalën për të vënë ineresat Kombetare përpara atyre klanore qe keni ne partine tuaj ne Strugë?
Ju lumt qe na gezoni me Kryepashain e korrupcionit dhe antivlerave Ramiz Merkon me agallaret qe ka per rreth qe presin gati te uzurpojne pasurine popullore.
A mendoni z. Ahmeti qe Struganët ua din për nder që talleni me intelegjencen e Struganve?
Pergjigjuni publikisht në pyetjet tona që të kuptojmë më mirë qëllimin e kësaj loje të flliqtë që bëhet në kurriz të Shqiptarve në Strugë.
Struganët presin pergjigjen tuaj z.Ali Ahmeti

Comments

comments