Portali i afërt me BESËN e Gashit shkruan se ata po hyjnë në Qeveri, por godet analistët dhe kritikët?!

0

Kyçja e Lëvizjes BESA në qeverinë reformatore të Zaevit, tani është më gati punë e kryer, ku së shpejti priten edhe fillimi i negociatave mes LSDM-së dhe BESËS për hyrjen e saj dhe mbështetjen në proceset reformuese, shkruan portali BESABESË që ndjekë aktivitetet dhe politikat e Lëvizjes BESA të udhëhequr nga Afrim Gashi.

Sipas këtij komenti “shumë kohë më parë dashakeqët e Besës, të ashtuquajturit ‘’analista’’, shfaqnin trillime dhe shpifje dashakeqe duke e quajtur BESËN se ajo është krah e VMRO-së. Disa herë shpifësit – analistë, akuzonin Besën për koordinim me VMRO-në – se kjo parti është e afërt me VMRO-në duke tentuar që ta dëmtoj këtë parti, ndërsa në anën tjetër në protestat laramane të organizuar vitin e kaluar nga LSDM, ishte kjo lëvizja Besa e para e cila përkrahu protestat dhe i ndihmoi LSDM-së.

“Edhe atëherë, sikur që po ndodh sot, shpifësve analistë që mbeten të jenë dashakeq ndaj BESËS, nuk po i dalin hesapet mbarë dhe gjitha këto akuza po bien në ujë, derisa BESA po bëhet gati që të jetë pjesë e qeverisë reformatore me kryeministrin Zaev.

Se çfarë do të bëjnë shpifësit dashakeq ndaj idesë së BESËS, a do të vazhdojnë më të akuzojnë Besën se ajo qenka me VMRO-në, mbetet të shihet në ditët në vijim. Gjitha shpifjet dhe akuzat ndaj BESËS, më po marrin fund, BESA po bëhet pjesë e qeverisë me LSDM në qeveri, gjersa shpifjet dhe akuzat e analistëve të ‘’paguar’’ nga qarqe të ndryshme të nëntokës po përfundoj. Çfarë të themi më shumë, këtyre analistëve të paguar , u mbetet vetëm ligësia dhe turpi në dorë.”, shkruan ky portal.

Komentet

komentet