Pranohet aktakuza kundër Sasho Mijallkovit dhe të tjerëve

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-drejtori i drejtorisë së pestë, Goran Grujoski, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Sajkoviq, do të ulen në bankën e të akuzuarve për lëndën ”Thesari”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Nova TV, Këshilli i prokurorëve ka vlerësuar dhe miratuar aktakuzën në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ku të akuzuarit ngarkohen me keqpërdorim të parave shtetërore gjatë blerjes së pajisjeve softverike për nevojat e Drejtorisë së pestë.

Tre persona në pozita udhëheqëse të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe një i punësuar në MPB dyshohen për keqpërdorim të 860 mijë eurove nga buxheti i shtetit.

Prokuroria Speciale ka prezantuar hetimin e quajtur “Thesari” me çka kanë zbuluar  se në disa raste janë zhvilluar tenderë për blerje dhe mirëmbajtje të pajisjeve të sigurisë për DSK-së.

Manipulimi është bërë nëpërmjet firmës “Finzi” DOOEL që u bë e njohur pas skandalit “Panama Papers” dhe pas vdekjes së pronarit të sajë Kosta Krpaç,për të cilin u raportua se është vetëvrarë. Të punësuarit në MPB në emër të policisë kanë zhvilluar kontakt me një kompani britanike për furnizim me pajisje. Në vend se MPB-ja vetë ta zhvillojë tenderin, për të ka ndërmjetësuar kompania Finzi DOOEL e cila ia ka shitur më pas pajisjet Ministrisë së Punëve të Brendshme për çmime disa herë më të larta. MPB-ja ka kërkuar edhe mirëmbajtje softuerike për pajisje jofunksionale që kapnin shifrat prej afro 30 mijë euro për një muaj.

Ky furnizim i pajisjeve për nevoja të Ministrisë së Brendshme ka filluar në vitin 2010 dhe ka vazhduar deri në vitin 2015. Për këtë rast Specialja e ka një dëshmitarë nga MPB-ja por thanë se janë shfrytëzuar edhe dëshmitë e personit të ndjerë Kosta Kërpaç, i cili ka dhënë informata edhe për hetime të tjera të PSP-së . Kompania “Finzi DOOELL” lidhet me shumë funksionarë dhe media proqeveritare dhe është pronë e një “of-shor” kompanie e regjistruar në Qipro. Pronar i parë i kompanisë “Finzi” figuron kompania NVSP, pronë e Vlladisllav Stajkoviq, i cili ishte edhe menaxhues i “Finzit” deri në vitin 2009.

Comments

comments