Prapaskena, Panucci nuk e takon dot Xhakën

 

Prapaskena në rikthimin e Taulant Xhakës në kombëtare. Trajneri i ri I kuqezinjve, Kristian Panuci këtë fundjavë ishte I pranishëm në ndeshjen mes Baselit dhe Lucernës, e luajtur në “St Jakob Park” për të takuar pikërisht mesfushorin, por duket se 44 vjecari nuk ja ka dal dot ta takojë futbollistin. Xhaka, që nuk grumbullohet në kombëtare prej ndeshjes me Italinë në Palermo u largua nga grumbullimi përpara miqësores me Bosnje Hercegovinës dhe nuk u grumbullua më pas nga De Biasi në sfidat e radhës. Në ndeshjen me Lucernën, Panuci kërkonte të ndiqte nga pranë paraqitjen e 26-vjecarit pork y I fundit nuk luajti në këtë ndeshje dhe pas përfundimit të 90 minutave u stërvit me pjesën tjetër të futbollistëve që nuk ishin aktivizuar duke mos patur mundësi të takohej me trajnerin e ri, që kishte udhëtuar drejt Bazelit për të folur posacërisht me të. Kjo mungesë takimi mes palëve ka lënë pezull dhe cështjen e rikthimit të futbollistit në kombëtare, që marrdhëniet me paraardhësin e Panucit, De Biasi, i ka patur jo pak të tensionuara që prej Euro 2016 duke mos u pajtur shpesh me vendimet e tij gjë që coi dhe në krisjen e muajit mars.

Comments

comments