Premierë e re në Teatrin Poshka “7 Marsi 2017”

Me rastin e festave që sapo i lam pas, 7 dhe 8 Marsi, Dita e Mësuesit dhe Dita ndërkombëtare e Gruas, grupi i artistëve të vegjël që vijojnë ciklin e Akademisë teatrore të fëmijve në Teatrin “Poshka”, shfaqi premierën e radhës, me tekst dhe dramatizim të Olsa Poshkës,  me titull “7 Marsi 2017”, në regji të Olsa e Xheladin Poshkës.

Edhe kjo pjesë teatrore, e shkruar enkas për festat e lartëpërmendura dhe përshtatur për artistët e grupmoshave që vijojnë këtë cikël teatror, ngërthente në vete batutat nga përditshmëria, paksa të “shtrembëruara qëllimisht” që bënin publikun të qeshin duke  duartrokitur.

Në spikamë ishin kryesisht “mësueset” që gjithmonë për fëmijët janë mësueset më të mira në botë, dhe secili veç e veç përcillte mesazhin për mësuesen, që ishte mënyra më e mirë e përcjelljes së mesazhit dhe urimit për të gjitha mësueset dhe nënat… Nuk u anashkaluan as vështërsitë që po kalon arsimi, sidomos arsimi shqip, përmes një batute mjaft të qëlluar: “Si ka mundësi që një politikan të ketë rrogë më të madhe se mësuesi?”

Nuk u anashkalua as “platforma e partive politike shqiptare”, sidomos përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni, duke ironizuar protestat antishqiptare.

Dueti regjisorial Olsa dhe Xheladin Poshka, ishin kujdesur për muzikën edhe për kostumet (me këmisha të bardha) për të ilustruar çiltërsinë, sinqeritetin dhe shkëqimin e shpirtit fëmijëror në jetën e përditshme dhe në skenë.

Grupin e artistëve të vegjël, që në skenë u paraqitën në tre grupe e përbënin: Tuana Mamudi, Dea Dika,Ëmbla Qyra, Alejna Jusufi, Arba Xhila, Sara Shaqiri, Fiona Jusufi, Lalezar Kaba, Rian Dervishi, Habib Rushani, Azem Polisi, Lekë Qoku, Shebrit Zhaku, Ron Qoku, Olti Vinca, Donart Mahmudi, Blin Nushi, Fanol Reçi, Asdren Maliqi dhe Arbjond Ajro.

(MEHMET LATIFI/INA)

Comments

comments