Presheva e mbuluar me borë, rrugët e kalueshme me vështirësi (video)

Rrugët nëpër territorin e komunës së Preshevës janë mbuluar me borë dhe shumica e tyre janë të kalueshme me vështirësi.

Për mirëmbajtjen e rrugëve është angazhuar ndërmarrja publike “Moravica” qe me kapacitetet e veta teknike nuk po arrin të pastrojë nga bora rrugët sidomos  rrugën në drejtim të Gjilanit, shkruan Titulli.com.

Kameramani, Gazmend Idrizi nga Presheva ka realizuar një video inçizim nëpër rrugët e komunës së Preshevës dhe aty shihen vështurësitë gjatë komunikacionit ndërsa trashësia e borës  ka arritur mbi 40 cm./Titulli.com/

Comments

comments