Preshevë, ja nga sa këshilltarë fituan partitë politike, kryeson APN

0
5

Më shumë se dy javë kanë kaluar që nga zgjedhjet e parakohëshme lokale në Komunën e Preshevës Në mungesë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve kanë filluar informacionet kontradiktore nga ana KKZ-së. Ditë më parë gjykata administrative ka hedhur poshtë aktëvendimin e KKZ-së për përsëritjen e votimeve në 6 njësi zgjedhorë, ndërsa është njoftuar se përsëritja bëhet vetëm në njësinë 6 në Preshevë si dhe 16 në Caravarjkë.

Në vendvotimin 5 sipas aktvendimit të Këshillit komunal zgjedhor (KKZ) të datës 25.12.2017, përsëritet votimet përshkak se këshilli votues nuk është pajtuar me mënyren e votimit dhe ka lëshuar vendvotimin për të mos vazhduar. Këshilli votues nga subjektet PVD dhe PDSH në këtë njësi kishte parë të arsyeshme largimin e tyre nga vendvotimi rreth orës 15.00 duke akuzuar anëtarët e partive oponente se në mënyrë verbale kanë ndikuar në procesin zgjedhorë.
Ndërsa në vendvotimin 16 në Caravajkë këshilli votues nuk e ka plotësuar procesverbalin e punës dhe nuk ka konstatuar rezultatin zgjedhor. Sipas prononcimeve për agjensinë Beta të kryetarit të Këshillit komunal zgjedhor (KKZ) Zeqir Miftari (PDSH), është e qartë se zgjedhjet do të përsëriten në vendvotimin 5 dhe 16 ndërsa për vendvotimet tjera vendos gjykata administrative.

Qëndrimi i KKZ-së në këtë është kontradiktorë, pasi sipas burimeve të mirë informuara të presheva.com, anëtarët e KKZ-së të përbëra nga PVD dhe PDSH përkundër vendimit të gjykatës, kanë çertifikuar këto dy njësi, për të shpallur rezultet përfundimtare si vijojn: APN 16 këshilltarë, PDSH 11 këshilltarë, PVD 6 këshilltarë, LR e PDSH-së 4 këshillatarë si dhe BDL me 1 këshilltarë.Sipas anëtarëve të APN-së në Këshillin komunal zgjedhorë (KKZ), çertifikimi i dy njësive edhe pse nuk janë përfunduar zgjedhjet janë një shkelje e rënde e ligjit dhe vullnetit demokratik të qytetarëve të Komunës së Preshevës. Sipas tyre rasti në fjalë është paprecedent se si subjektet oponente PVD dhe PDSH manipulojn me vendvotimet për të`i arritur qëllimet e tyre në mënyrë ilegale për koalicion qeverisës.
Kuvendi komunal i Preshevës përbëhet nga gjithsej 38 këshilltarë. /presheva.com/

Comments

comments