Pretendohet për planifikim atentati ndaj kryeministres britanike

Ndalohet një person i cili pretendohet se ishte në përgatitje të realizimit të një atentati me thikë dhe bombë ndaj kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas transmetuesit publik britanik, BBC, i dyshuari Naa’imur Zakariyah Rahman, i moshës 20-vjeçare, javën e kaluar ishte kapur në Downing Street, ku ndodhet zyra e Kryeministrisë së Britanisë, “teksa ishte në përgatitje të sulmit me bombë.”

Pretendohet se Rahman planifikonte që të realizojë sulm me bombë ndaj dyerve të cilat mbrojnë Downing Street dhe më pas ta sulmonte kryeministren May me thikë.

Pritet që Rahman dhe i dyshuari tjetër Mohammed Aqib Imran, të cilët u arrestuan në operacionin e realizuar më 28 nëntor nga ekipet e luftimit kundër terrorizmit, të dalin sot para gjyqit.

Kreu i agjencisë së inteligjencës së brendshme britanike MI5, Andrew Parker, kishte pretenduar se që nga muaji mars e deri tani në këtë vend janë parandaluar 9 sulme terroriste, dhe se kërcënimi nga terrorizmi po rritet në një shpejtësi dhe shkallë të paparë më parë.

Në Britani këtë vit janë përjetuar 5 sulme terroriste me automjet, thikë dhe bombë, ku kanë humbur jetën gjithsej 36 persona. Në njërin prej sulmeve si objektiv ishin marrë besimtarët të cilët të cilët ishin duke dalë nga një xhami pas namazit të teravisë. /Portalb/

Comments

comments